Bota
BE lehtëson legjislacionin për "modelin Shëngjini" për emigrantët
Europarlamentarët kanë vendosur së fundmi që legjislacioni për ngritjen e qendrave të grumbullimit të emigrantëve që synojnë Europën, jashtë kufijve të unionit, të lehtësohet. Me 389 vota pro dhe 206 kundër, 32 abstenime, PE miratoi amendimet e mbështetura nga parti të krahut të djathtë.
Tregtia e skllevërve, krimi më i madh kundër njerëzimit. Shqipëria abstenon
Ne propozim të Ganës, Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka miratuar një rezolutë që e cilëson tregtinë e sklleëvërve si krimin më të rëndë kundër njerëzimit. 123 vende dhanë votën pro, tre vende ishin kundër dhe 52 abstenuan. Mes vendeve që ishin kundër spikat Izraeli dhe Argjentina që kanë bashkuar votën me SHBA. Vendet që kanë abstenuar kryesisht kanë qenë vende europiane dhe aty figuron edhe Shqipëria. Propozuesit e rezolutës kërkojnë edhe kompensim nisur nga fakti se tregtia transatlantike e skllevërve afrikanë qarkulloi si mall për shitje 12.5 milionë afrikanë mes shekujve ‘15-19.
Tregtia e skllevërve, krimi më i madh kundër njerëzimit. Shqipëria abstenon
Ne propozim të Ganës, Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka miratuar një rezolutë që e cilëson tregtinë e sklleëvërve si krimin më të rëndë kundër njerëzimit. 123 vende dhanë votën pro, tre vende ishin kundër dhe 52 abstenuan. Mes vendeve që ishin kundër spikat Izraeli dhe Argjentina që kanë bashkuar votën me SHBA. Vendet që kanë abstenuar kryesisht kanë qenë vende europiane dhe aty figuron edhe Shqipëria. Propozuesit e rezolutës kërkojnë edhe kompensim nisur nga fakti se tregtia transatlantike e skllevërve afrikanë qarkulloi si mall për shitje 12.5 milionë afrikanë mes shekujve ‘15-19.
SHBA hedh shashkën e radhës: Armëpushim me kushtet e para Luftës!!!
Pala iraniane ka konfirmuar se ka marrë propozim për armëpushim nga SHBA dhe se vendet e negociimit mund të jenë Turqia ose Pakistani. Sipas mediave kryesore ndërkombëtare bëhet fjalë për 15 pika mes të cilave përmenden lehtësimi i sanksioneve, rikthim të programit bërthamor Iranian nën monitorim nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, kufizim raketor dhe akses të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.
Netanjahu miraton ndërtimin e ambasadës së përhershme amerikane në Jerusalem
Qeveria e Izraelit ka miratuar një vendim me të cilin i hap rrugë ndërtimit të ambasadës së përhershme të Shteteve të Bashkuara në Jerusalem.
Sipas vendimit të miratuar nga kryeministri Netanjahu; ministri i Punëve të Jashtme, Gideon Sa'ar, dhe ministri i Ndërtimit dhe Strehimit, Haim Katz, një truall në kompleksin Allenby në Jerusalem do të vihet në dispozicion për ndërtimin e selisë së re diplomatike.
Ish-zyrtari i Mosadit: SHBA dhe Izraeli i kanë bërë llogaritë gabim
SHBA dhe Izraeli kanë zgjedhur strategjinë e gabuar me Iranin. Një ish-zyrtar i Mosadit thotë për RT se ndërhyrja në lidershipin e Republikës Islamike me shpresën e nxitjes së një revolucioni ishte një "kalkulim i gabuar".
Rami Igra, i cili ka drejtuar Divizionin e Pengjeve dhe Personave të Zhdukur të inteligjencës izraelite, është shprehur se ata që prisnin që iranianët të dilnin në rrugë pas vrasjes së Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei dhe zyrtarëve të tjerë të lartë ishin "shumë të zhgënjyer".
Lufta e SHBA ndaj Iranit, e paligjshme dhe çon në ndarje të pakthyeshme të Perëndimit
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier e ka cilësuar luftën e SHBA-Izrael ndaj Iranit si një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar duke paralajmëruar për një çarje në lidhejt transatlantike të krahasueshme me ndarjen gjermano-ruse.
Ka pak dyshime se në çdo rast, justifikimi i një sulmi iminent mbi SHBA nuk pi ujë
ka thënë ai.
Kërkesë Papës: Një ekzorcist për çdo dioqezë
Shoqata Ndërkombëtare e Ekzorcistëve i ka kërkuar Papës Leo XIV që të sigurojë praninë e të paktën një prifti ekzorcist në çdo dioqezë, duke vënë theksin jo vetëm te numri, por sidomos te përgatitja profesionale dhe shpirtërore e tyre. Në një audiencë private të zhvilluar më 13 mars, ata i paraqitën Atit të Shenjtë një raport mbi shtimin e rasteve të lidhura me okultizmin, ezoterizmin dhe satanizmin, si dhe ndikimet shpirtërore që këto fenomene kanë tek besimtarët.
Referendumi/ Italianët i thonë jo reformës në drejtësi
Italianët votuan kundër reformës në drejtësi, e propozuar nga kryeministrja Giorgia Meloni.
Rreth 53.74 për qind e qytetarëve që morën pjesë në votim u thanë jo reformave të propozuara nga Meloni, ndërsa 46.26 për qind i mbështetën ato.
Pasi pranoi rezultatin, Meloni shkroi në X: "Italianët kanë vendosur. Dhe ne e respektojmë këtë vendim. Ne do të vazhdojmë përpara, siç kemi bërë gjithmonë, me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin italian dhe për Italinë."
Izraeli drejt shndërrimit në Republikë Fetare
Lideri opozitar izraelit, Yair Lapid, ka denoncuar kalimin e një projektligji që zgjeron të drejtat e gjykatave fetare rabinike.
Sipas tij, ligji i ri e kthen shtetin e Izraelit një një “shtet halakik”, pra në të cilin e drejta juridike fetare judaike – HALAKA – sundon dhe bëhet korpusi kryesor në vend.
