Bota
Paqartësi mbi sulmin amerikano-izraelit ndaj Iranit
Mëngjesin e sotshëm është raportuar se SHBA dhe Izraeli kanë ndërmarrë një sulm ushtarak ajror ndaj Iranit. Vendimi pason një seri lajmesh për dislokim masiv mjetesh në disa pika të Gjirit rreth Iranit.
Sulmi ka qenë në vetvete i papritur deri më dje, pasi vetë presidenti amerikan, Trump kishte deklaruar se ende nuk kishte ndarë mendjen për atë që do të ndërmerrte.
Megjithatë sot aktiviteti ka nisur me një goditje “parandaluese” nga Izraeli për të cilin kryeministri Beniamin Netanyahu, deklaroi se po kryhej për të eliminuar “kërcënimin ekzistencial” ndaj Izraelit.
Lidhja me Epstein, KE i kërkon OLAF-it hetimin e ish-komisionerit britanik
Komisioni Evropian ka kërkuar nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) të shqyrtojë veprimet e Peter Mandelson gjatë kohës kur ai shërbente si komisioner britanik për tregtinë në Bruksel, në periudhën 2004–2008.
SHBA, me një këmbë në diktaturë. Gjermania, bastioni kryesor i liberalizmit
Robert Kagan, analist i njohur në SHBA, flet së fundmi në një intervistë për gjermanen “Spiegel” rreth zhvillimeve të fundit politike në Amerikë. Kagan tërhoqi disi vëmendjen 10 vjet më parë me parashikimin e tij për instaurimin në SHBA të fashizmit, afirmuar sot sipas një kategorie si realitet institucional.
Rusia: Pa sqarimin e çështjes së zgjerimit të NATO-s, nuk ka zgjidhje në Ukrainë
Rusia ka paralajmëruar se rregullimi i çështjes së konfliktit në Ukrainë do të kushtëzohet me sqarimin në aspekt ndërkombëtar të zgjerimit të NATO-s. Në përgjigje të akuzave të presidentit ukrainas, Zelenskiy se Rusia ka shkelur Memorandumin e Budapestit, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse, Maria Zakharova sqaroi se:
38 vjeç dhe gay - Rob Jetten, kryeministri i ri i Hollandës
Më i riu në moshë dhe i pari që është publikisht gay. Kredencialet mjaftojnë që të hysh në histori. Bëhet fjalë për kryeministrin e ri të Hollandës, Rob Jetten, vetëm 38 vjeç.
Gjykata e Hagës: Gjykim i drejtë dhe i paanshëm për Thaçin&co. Nuk komentojmë deklaratat e politikanëve
Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, Holandë, nuk pranojnë të komentojnë deklaratën e kryeministrit Rama, bërë në Bordin e Paqes, pak ditë më parë. Interesimit të MCN TV, Dhomat e Specializuara iu përgjigjën:
Dhomat e Specializuara janë plotësisht të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre për të siguruar gjyqe të drejta, të paanshme dhe të sigurta. Ne nuk komentojmë deklaratat e bëra nga figura politike ose figura të tjera.
Abuzim me blerjen e pajisjeve VLT të Llotarisë Shtetërore, arrestohet ish-zv.kryeministri Artan Grubi
Sot është arrestuar Artan Grubi, ish-zv.kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pamjet e ndalimit janë bërë publike. Grubi është pjesë e establishmentit shqiptar të politikës maqedonase. Ai është arrestuar në pikën kufitare Bllacë, pas më shumë se një viti prej kur ishte në arrati
Ambasadori i SHBA: Do ishte mirë nëse Izraeli do merrte Lindjen e Mesme
Në një intervistë për gazetarin Tucker Carlson, ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee ka deklaruar se Izraeli ka të drejtën mbi Lindjen e Mesme, nisur nga ato çfarë shkruhet në Bibël.
Sipas tij, nëse Izraeli ia del ta marrë të gjithë territorin në fjalë, do të ishte shumë mirë.
Rikthimi i Tony Blair/ Dokumentari që rihap debatet mbi pushtetin, Irakun dhe trashëgiminë politike
Dokumentari me tre pjesë The Tony Blair Story, i transmetuar nga Channel 4, ka rikthyer në qendër të debatit publik figurën e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair. Seriali është një analizë e detajuar e periudhës së tij në pushtet, duke përfshirë suksese si procesi i paqes në Irlandën e Veriut, por edhe vendime të diskutueshme, veçanërisht përfshirjen e Britanisë në luftën në Irak.
Fico paralajmëron Ukrainën për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike
Sllovakia do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike të Ukrainës duke nisur që nga 23 shkurti, nëse Kievi zyrtar nuk përmbush detyrimin për tranzitin e naftës përmes sistemit Druzhba. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri sllovak, Robert Fico që ka nënkuptuar se vendimi shkon ndesh politikave të BE-së.
