Bota

Luftë me Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Postuar në 14 Tetor, 2026 17:57

Në një interistë për gazetën greke “Kathimerini” Matheë Kroenig, profesor dhe njeri me përvojë në shërbimet sekrete amerikane, këshilltar i Marco Rubios, deklaron se SHBA po përgatitet për veprime të mëtejshme ushtarake ndaj Iranit. Ai ka hedhur poshtë pretendimin se beteja 7 mujore ndaj Republikës Islamike ishte dështim, duke nënvizuar se rezultatet duhen parë në një kënd tjetër: HAMAS-i i shkatërrua, Asadi i larguar, Hezbollahu i dëmtuar rëndë dhe Irani i izoluar.

Aksesi në të dhënat e Europol, rezerva për vendet joanëtare

Postuar në 10 Tetor, 2026 13:57

Holanda dëshiron që ndarja e të dhënave të policisë së BE-së me vendet jo-anëtare të besuara, përfshirë vendet kandidate, të ndërpritet në rast të një 'ndryshimi rrënjësor të regjimit'.

Ndërsa BE-ja po diskuton nëse do ta zgjerojë shkëmbimin e automatizuar të të dhënave të policisë dhe menaxhimit kufitar në vendet e treta të besuara, Holanda po kërkon një mekanizëm që bllokon këtë shkëmbim nëse ndryshojnë rrethanat politike.

Video/Konfrontime në protestat e studentëve në Francë

Postuar në 09 Tetor, 2026 13:49

Kushtet e këqija, godinat e vjetra, mungesë mësuesish. Arsyet e protestës së studentëve në Francë duken konvencionale, tradicionale tanimë, por dhuna në to flet për një proces subversioni ndaj autoritetit.

Rusia është e qetë për angazhimet e marra në Alaska, por SHBA nuk i qëndroi dot presioneve europiane

Postuar në 07 Tetor, 2026 19:46

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka deklaruar nga Turkmenistani se Rusia e ka ndërgjegjen të qetë në raport me angazhimet e marra në Samitin e Ankorazhit në verën e vitit 2025 me SHBA.

Nuk është faji ynë nëse SHBA nuk mund t’u qëndronte presioneve të paprecedenta dhe të paturpshme nga Europa që më vonë deklaroi me krenari se kishte varrosur Ankorazhin

citohet ai.

1000 vjet pas vdekjes/Eshtrat e Car Samuelit zhvendosen në Bullgari

Postuar në 05 Tetor, 2026 23:35

Eshtrat e Car Samuelit janë zhvendosur në Bullgari pas më shumë se 1000 vjet nga vdekja e tij në vitin 1014. 

Eshtrat u gjetën në kufirin grek rreth viteve ’60 të shekullit të shkuar dhe janë transferuar në Bullgari ne ceremoni shtetërore që përfshinin edhe 21 të shtëna topi. 

Car Samueli do të prehet në kishën e Shën Sofisë në Sofje ku mendohet se ai u pagëzua.  

Incident laboratorik në Rusi, shpallet karantina

Postuar në 04 Tetor, 2026 21:59

Rusia shpall “karantinën e murtajës” në stilin e Covid në Siberi, pasi një punonjëse laboratori humbi jetën

Një punonjëse në një institut kundër murtajës në rajonin e Irkutskut në Siberi, e cila humbi jetën pas zërave për përhapjen e “vdekjes së zezë”, u diagnostikua me pneumoni me origjinë të panjohur. 

Kjo bëri që banorët e rajonit Irkutsk, në Rusi, të shqetësohen nga zërat për një shpërthim të mundshëm të murtajës pneumonike në këtë zonë siberiane. Zërat filluan të përhapeshin me shpejtësi pas vdekjes së një punonjëseje të Institutit Kërkimor Kundër Murtajës në Irkutsk.

Takimi i parë dypalësh Rusi-Gjermani

Postuar në 26 Shtator, 2026 21:58

Mediat raportojnë për një takim 20 minutësh mes ministrit të Jashtëm gjerman, Johann Wadephul dhe atij rus, Sergey Lavrov, në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB-së. Ky është takimi i parë biletaral në disa vjst dhe ka zgjatur 20 minuta. Mediat raportojnë se pala gjermane ka kërkuar nga apala ruse që të heqë dorë nga rruga e përshkallëzimit në Ukrainë.

Refuzohet lirmi i parakohshëm i ish-kreut të shërbimeve sekrete serbe, Jovica Stanishiç

Postuar në 26 Shtator, 2026 10:14

Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale ka refuzuar një kërkesë të ish-shefit të shërbimeve sekrete serbe, Jovica Stanishiç, për lirim të mëhershëm nga burgu.

Ai është dënuar me 15 vjet burg dhe ka kryer 2/3-t e dënimit për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Thirrje që Greqia të zgjeohet me 12 milje në Egje

Postuar në 21 Shtator, 2026 16:51

Në një shkrim të publikuar në gazetën “Kathimerini”, Constantinos Filis, profesor në Kolegjin Amerikan të Greqisë, sjell në vëmendjen nevojën e Athinës që të veprojë në Egje me zgjerimin e ujërave territoriale në 12 milje detare.

Sipas tij, është politikë e Ankarasë që nga viti 1995 që të ruajë një status quo në Egje për ujërat territoriale, duke synua që të mos lejojë që ishujt grekë të fitojnë të drejtë të Zonës Ekskluzive Ekonomike dhe të shelfit kontinental.

Fico: Perëndimi po kërkon luftë NATO-Rusi. Asnjë ushtar sllovak nuk do marrë pjesë

Postuar në 20 Shtator, 2026 15:51

Kryeministri sllovak, Robert Fico, ka deklaruar në një videomesazh në mediat sociale, se ai nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që Sllovakia të përfshihet në një konflikt me Rusinë apo ndonjë vend tjetër. Sipas tij, dështimi eventual I Perëndimit në Ukrainë, ka shtyrë disa politikanë që të shohin si opsion provokimin e luftës mes NATO-s dhe Rusisë.

Pages

Subscribe to RSS - Bota