Bota
Parlamenti i Malit të Zi: Aneksimi i vendit në Mbretërinë e Serbisë, ishte një akt i dhunshëm
Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar me 40 vota pra, 3 kundër dhe 2 abstenime amendimet në një ligj që rregullon statusin e pasardhësve të Dinastisë Petroviç-Njegosh. Sipas mediave të rajonit, në tekstin e ligjit është vendosur fjala e dhunshme, duke përcaktuar në mënyrë ligjore se dinastia në fjalë u largua nga fronit në vitin 1918
përmes një akti të aneksimit të dhunshëm të shtetit në vitin 1918
Distancë mes Rusisë dhe Serbisë. Paralajmërohet fundi i lëvizjes pa viza
Duket se ka një situatë jo të qetë mes Rusisë dhe Serbisë, reflektuar në një masë periferike por thlebësore si regjimi i vizave për qytetarët e të dyja vendeve. Mediat opozitare serbe raportojnë se zëdhënësi i Presidentit rus, Dmitry Peksov, ka paralajmëruar se çdo masë nga qeveria serbe për të përfunduar regjimin e lëvizjes pa viza me Rusinë, do të marrë përgjigje reciproke.
Ukraina rrëzon pretendimet e Putin: Oreshnik, sistem i zhvilluar në vitin 2017
Ekspertë ukrainas dhe polakë kanë sfiduar së fundmi pretendimet e presidentit rus Vladimir Putin se raketa balistike me rreze të mesme, Oreshnik, lëviz me Mach 10 dhe është e pakapshme nga sistemet aktuale të mbrojtjes raketore të NATO-s.
Pas një analize të bërë mbetjeve të një rakete të përdorur në janar të këtij viti në Lviv, ekspertët ukrainas kanë theksuar se raketa në fjalë ështa një armë eksperimentale e vitit 2017 e krijuar vetëm me pjesë të prodhuara në Rusi dhe Bjellorusi.
William Ruger përflitet si pasues i Schmidt në Bosnje-Hercegovinë
Mediat rajonale raportojnë se Bosnje-Hercegovina mund të ketë si Përfaqësues të Lartë pas gjermanit Christian Schmidt, diplomatin amerikan Ëilliam Ruger, që aktualisht është numri dy i agjencive të sigurisë në administratën Trump. Vendimi raportohet se do të merret në takimin e 3-4 qershorit të Këshillit për Implementimin e Paqes.
Gjykata malazeze hedh poshtë padinë e vëllait të Vuçiç që del në përgjimet e "Sky"
Një gjykatë në Podgoricë të Malit të Zi, ka hedhur poshtë pretendimin e vëllait të Presidentit të Serbisë, për dëmshpërblim 5000 euro ndaj gazetës “Vijesti”. Kjo e fundit publikoi një artikull ku përmendeshin biseda në aplikacionin “Sky” në të cilat një ish-oficer policie, Ljubo Miloviç dhe një rezident i Nikshiçit, Millosh Bozoviç, flasin edhe për vëllanë e Aleksandër Vuçiç, Andrej.
Mali i Zi/Bllokohen për 6 muaj transmetimet e televizionit serb "Informer"
Agjencia malazeze e Shërbimit të Mediave Audiovizive ka ndaluar për gjashtë muaj transmetimin e "TV Informer" në territorin e Malit të Zi. Këshilli i Agjencisë vëren se masa u mor në zbatim të ligjit për shkeljet e Konventës Europiane për Televizionet Ndërkufitare që kërkon nga këta të fundit të respektojnë dinjitetin njerëzor dhe të drejtat themelore të njeriut dhe që ndalon përmbajtjen që përhap urrejtjen, intolerancën dhe diskriminimin.
Protestë masive në Çeki për mbrojtjen e pavarësisë së medias publike
Mijëra njerëz kanë dalë në shesh për të protestuar në mbështetje të televizionit publik, Czech Television dhe Czech Radio. Protesta vjen pas masave të kryeministrit Andrej Babish për të mbikëqyrur financimet për mediat në fjalë.
Duart larg nga Media! Kjo ishte deviza e një proteste të organizuar nga një platformë e quajtur Miliona Çaste për Demokracinë, e cila kundërshton ndryshimin e mënyrës së financimit të medias publike që sipas tyre kërcënon pavarësinë e saj.
Video/Sulmi më i madh rus mbi Kiev
Trump ndal në moment të fundit urdhrin ekzekutiv për Inteligjencën Artificiale
Presidenti amerikan ka pezulluar në momentin e fundit firmosjen e një urdhri ekzekutiv për inteligjencën artificiale, i cili ishte planifikuar të nënshkruhej të enjten, më 21 maj.
Sipas raportimit të POLITICO, dokumenti synonte të adresonte shqetësimet në rritje se modelet e avancuara të inteligjencës artificiale, të zhvilluara nga kompani si Anthropic, mund të përdoren për sulme kibernetike shkatërruese nëse bien në duar të gabuara.
Drejt konfliktit direkt NATO-Rusi
Zv. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Rybkov ka deklaruar gjatë një interviste dhënë për agjencinë TASS, se konflikti direct me NATO-n është real dhe se ai do të ketë pasoja katastrofike.
Narrativa përshkallëzuese e kryeqyteteve europiane rreth kërcënimit në rritje të një lufte me intensitet të lartë me Rusisë…si dhe veprimet provokative në sferën bërthamore rrezikojnë përplasjen direkte
ka thënë ai.
