Bota
Vendet anëtare i kërkojnë Komisionit Evropian të heqë dorë nga rekrutimi i 2 500 nëpunësve civilë
Nëntë vende të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të braktisë planet për të rekrutuar rreth 2 500 nëpunës civilë shtesë, duke argumentuar se Brukseli duhet të tregojë të njëjtën disiplinë buxhetore që pret nga shtetet anëtare.
Tetë muaj burg deputetit se talli presidentin e vendit
Një gjykatë në Tunizi ka dënuar me tetë muaj burg deputetin Ahmed Saidani për arsye se ai ka tallur në rrjetet sociale presi
Video/Gaza duhej rrafshuar siç rrafshuam ne Berlinin dhe Tokion gjatë Luftës II Botërore
Në një intervistë për Sky News, senatori republikan Lindsay Graham ka deklaruar se ai, por edhe republikanët janë dakord me veprimet e Izraelit në Gaza duke rrafshuar çdo gjë në rajon. Pa kursyer fëmijë dhe gra. Sipas tij, kemi të bëjmë me një kërcënim ekzistencial për Izraelin që dikton veprim nga SHBA si në Berlin dhe Tokio gjatë Luftës II Botërore. Deklarimet e tij vijnë ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump inauguroi Bordin e Paqes, në kuadër të të cilit ka akorduar 10 miliardë $ për rindërtimin e Gazës.
Ligji i ri i talebanëve: Dhuna ndaj gruas dënohet vetëm nëse i thyen kockat
Në Afganistan, talebanët kanë miratuar një ligj që u lejon burrave të rrahin gratë e tyre për sa kohë që kjo nuk shkakton "thyerje kockash ose plagë të hapura".
Ish-kryeministri izraelit: Turqia është Irani i ri
Ish-kryeministri Naftali Bennett përdori skenën e Konferencës së Presidentëve të Organizatave të Mëdha Hebraike Amerikane për të dhënë një paralajmërim të hapur strategjik: "Turqia është Irani i ri".
Bennett tha se ndërsa Izraeli ka përvetësuar mësimet e masakrës së 7 tetorit dhe luftës pasuese në Gaza, një kërcënim i ri rajonal po merr formë - këtë herë nga Ankaraja.
Kina, dënim me vdekje për abuzuesit seksualë të fëmijëve
Kina ka ashpërsuar dënimet për ata që kryejnë krime seksuale ndaj të miturve, në përgjigje të përdorimit në rritje të mjeteve digjitale për të mashtruar fëmijët. Në këtë mënyrë, Kina bëhet një nga të paktat vende të botës që zbatojnë një dënim të tillë.
Në maj të vitit 2023, Gjykata Supreme Popullore e Kinës njoftoi se do të ketë “zero tolerancë” ndaj krimeve seksuale që kryheshin përmes platformave digjitale, duke theksuar se dënimet për abuzuesit do të ashpërsohen.
Kosova duhet të argumentojë pretendimet për proces politik në Hagë
Në Prishtinë ka përfunduar një protestë e organizuar në mbështetje të katër të akuzuarave në Gjykatën e Hagës që kanë qenë në drejtim të UÇK-së.
Drejtësi, jo politikë -, kjo ka qenë thirrja.
Nga ana e vet, kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar çështjen si parimore dhe ka refuzuar të konsiderojë si të qëndrueshme akuzat e ngritura në Hagë. Duhet thënë se korit të entuziastëve dhe panegjeristëve të luftës i mungon LDK-ja, e cila është në një mënyrë viktimë e goditjeve të krerëve të UÇK-së pas luftës.
Lufta III Botërore, e mundshme brenda 5 vjetëve
Shoqëritë perëndimore e shohin të mundshëm dhe të afërt eventualitetin e një lufte të tretë botërore. Konsideruar zakonisht si një dialektikë e një të ardhmeje të harruar, lufta e tretë po hyn në perceptim si realitet i mundshëm. Një sondazh i organizuar nga “Politico” me qytetarë në SHBA, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani ilustron këtë evolucion në qëndrimin e shoqërive kryesore në Perëndim.
Marrëdhëniet ruso-japoneze në pikën e moskthimit
Rusia dhe Japonia kanë hyrë në një fazë kritike të relacioneve të tyre diplomatike për shkak të pretendimeve publike japoneze për ishujt Kurile. Në datën 7 shkurt në Tokio dhe qytete të tjera të Japonisë janë mbajtur ceremoni apo aktivitete për Ditën e Territoreve të Veriut, që janë parë nga Kremlini si akte rivendikuese për Kurilet.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova i ka cilësuar ato si antiruse në natyrë dhe ka vënë në dukje krahasimin e bërë me Ukrainën.
SHBA dorëzon tek europianët komandën e Napolit dhe Norfolkut
ShBA ka vendosur të dorëzojë në përgjegjësinë europiane dy postokomanda të rënësishme të NATO-s: atë në Napoli të Italisë dhe tjetrën në Norfolk të SHBA.
Lajmi raportohet nga disa media perëndimore sipas të cilave masa vjen në kuadër të politikës së administratës së re amerikane për të shndërruar NATO-n në një aleancë të drejtuar nga europianët.
Megjithatë SHBA do të mbajë ende komandën e Forcës së Bashkuar Ajrore, asaj Detare dhe Tokësore.
