Bota
Irani nuk i kërcënon SHBA, po luftojmë për Izraelin. Jep dorëheqjen kreu i kundërterrorizmit në SHBA
Joe Kent, drejtor i Qendrës së Kundërterrorizmit në SHBA, ka dhënë dorëheqjen na detyra për shkak të luftës në Iran. Të paktën kjo raportohet si arsye nga mediat kryesore që citojnë një deklaratë të Kent në mediat sociale, sipas të cilës:
Ishte e qartë se Irani nuk përbënte një kërcënim iminent për kombin tonë dhe është e qartë se ne e nisëm këtë luftë për shkak të presionit nga Izraeli dhe lobi i tij i fuqishëm amerikan
Virusi i drejtësisë së pavarur kap edhe Serbinë
Mediat në Serbi raportojnë për një takim të kryetares së Parlamentit, Ana Brnabiç me përfaqësues të Komisionit të Venecias lidhur me reformën në drejtësi. Formalisht Komisionit i është këkuar një opinion mbi një paketë legjislative të miratuar më 28 janar që preknin ligjin për Prokurorinë Publike, mbi Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Organizimin dhe Juridiksionin e Autoriteteve Shtetërore për Luftën kundër Krimit Kibernetik, Ligjin mbi Gjykatësit, ndarjen territoriale të gjykatave dhe prokurorive.
Kryeministri polak paralajmëron për daljen e Polonisë nga BE
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka deklaruar se eventualiteti i një daljeje të Polonisë nga Bashkimi Europian, është tashmë një kërcënim real. Sipas tij, presidenti i vendit, Karol Nawrocki dhe opozita e djathtë, po ushqejnë këtë politikë. Në një postim në “X’, Tusk ka deklaruar se do të bëjë gjithçka të ndalë këtë zhvillim të cilin e ka cilësuar si “katastrofë”.
Tusk ka akuzuar se pas një politike të tillë qëndron Rusia, MAGA në SHBA dhe Hungaria e drejtuar nga Viktor Orban.
Kryeministri belg: Negociata me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Kryeministri belg, Bart De Wever, ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian të nisë negociatat me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të normalizuar marrëdhëniet me Moskën. Në një intervistë për gazetën "L’Echo", ai deklaroi se një fitore ushtarake ndaj Rusisë është e pamundur pa mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe se konflikti mund të përfundojë me një “ngrirje” të frontit, të ngjashme me situatën mes dy Koreve.
Izraeli nuk do të ekzistojë më si shtet brenda 20 vjetëve
Në një intervistë të fundit, Lawrence Wilkerson, ish-shef i Kabinetit të Colin Powell, deklaron se brenda 20 vjetëve, Izraeli nuk do të ekzistojë më si shtet. Sipas tij, njohja e Izraelit u kundërshtua që më 1948 nga shtabet amerikane dhe sot ky shtet sipas tij, është kthyer në dobësi strategjike për ShBA.
Kreu i KFOR: Procesi i Hagës duhet pranuar. Nuk duhet të ketë dhunë pas shpalljes së vendimit!
kreu i KFOR, forca e NATO-s e dislokuar në Kosovë, gjenerali turk, Ozkan Ulutas, ka deklaruar se Aleanca mbetet e shqetësuar sa i takon dhunës në Banjskë dhe Sveçan në vitin 2023. Ulutas ka nënvizuar se NATO ka kërkuar nxjerrjen para përgjegjësisë të autorëve dhe ai ka cituar sekretarin e Përgjithshëm të saj, Mark Rutte, gjatë një takimi me ministrat e Mbrojtjes në muajin shkurt. Ulutas është pyetur edhe sa i përket vendimit të pritshëm në Hagë, për ish-drejtuesit e UÇK-së, nqë kuptimin nëse këto do të provokonin dhunë.
Irani paralajmëron goditjen e Ukrainës
Kreu i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare të Iranit, Ibrahim Azizi, ka deklaruar se Ukraina është një objektiv legjitim përderisa Kievi zyrtar furnizon me dronë Izraelin. Deklarata është qarkulluar nga mediat, duke ngritur shqetësim për natyrën kontaminuese të konflkitit aktual në Lindjen e Mesme, ndërkohë që paralajmërimi lidhet edhe me Shqipërinë.
Trump njofton goditjen e ishullit Kharg në Iran
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka njoftuar goditjen e ishullit Kharg në Iran. Sipas një postimi në rrjetin “X”, Trump njofton se duke qenë se SHBA disponon armët më të sofistikuara në historinë e botës, ai ëshëtë kujdesur që të mos goditet infrastruktura e naftës në ishull. Në këtë kuadër, Trump ka kërcënuar se nëse Irani apo dikush tjetër ndërhyn në kalimin e lirë dhe të sigurtë të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, ai do ta rikonsiederojë vendimin e tij.
Lufta e Gjirit, von der Leyen i kërkohet marrëveshje për naftën dhe gazin rus
Në një debat në Parlamentin Europian, eurodeputeti italian Roberto Vannacci, një ish-ushtarak i lartë ka akuzuar kryetaren e Komisionit Ursual von der Leyen për apati dhe paaftësi për të mbrojtur interesat europiane. SIpas tij, ndërkohë që SHBA po zgjidh problemet e veta me çdo vend ku sheh interesa, BE-ja mbette peng i politikave të ngurta duke i mohuar vetes aksesin në burimet ruse të energjisë. Vannacci ka bërë thirrje për qasje pragmatiste duke konfirmuar tensionin e madh në Europë për paaftësinë për të tejkaluar fjalët dhe konstatimet.
Spanja tërheq ambasadorin në Izrael
Spanja ka vendosur të tërheqë ambasadorin e saj nga Izraeli. Lajmi referohet nga media të ndryshme bazuar në publikimin në Gazetën Zyrtare ku njoftohet se pozicioni i ambasadorit është përfunduar. Ministria e Jashtme spanjolle ka njoftuar mandej se misioni diplomatik do të drejtohet nga një i Ngarkuar me Punë pa një afat konkret.
Marrëdhëniet u acaruan sidomos me vendimin e Spanjës për të njohur Palestinën, por lufta aktuale me Iranin ka derdhur gotën në raportet mes dy vendeve.
