Sovraniteti, aspekt kyç i botës së Inteligjencës Artificiale

Postuar në 02 Korrik, 2026 19:10

Inteligjenca Artificiale është destinacioni më i ri ku nocioni i sovranitetit po rikthehet me më shumë forcë se më parë.

Katalizues i kësaj që po ndodh është bërë kompania amerikane Palantir, në krye të të cilës qëndron dy njerëz jokonvencionalë si Alex Karp dhe Peter Thiel, me agjenda që shkojnë përtej aspektit teknologjik. Problemi është te të dhënat dhe mënyra sesi përpunimi i tyre cilësisht ndryshe në epokën e IA, ekspozon strategjikisht sigurinë kombëtare të shteteve.

Aq sa tanimë ka një bojkot europian ndaj Palantir. Britania e Madhe, Hollanda, Spanja, Franca, Zvicra po kërkojnë të largohen nga kompania amerikane nën shqetësime strikt sigurie. Megjithatë aktualisht ka mbi 100 banka në Europë dhe fonde pensione që vijojnë të investojnë në kompaninë në fjalë, e cila sillet në mënyrë paradoksale. Në një postim në profilin e vet në rrjetin “X”, Palantir ka publikuar atë që po quhet si një lloj manifesti i sovranitetit digjital për IA, aq sa arrin të deklarojë se të dhënat dhe ruajtja e tyre sovrane është thesari dhe siguria e shoqërive.

Një apel që në fakt bën të kuptojë se jemi në nisje të një procesi thelbësor fragmentimi të infrastrukturës online dhe se siguria po prevalon mbi çdo gjë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.