OKB: Izraeli po vret qëllimisht fëmijë palestinezë
Një hetim i pavarur i OKB-së ka gjetur se genocidi i Izraelit në Gaza po vazhdon, madje duke shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë.
Sipas raportit të cituar 30% e viktimave në Gaza që nga nisja e luftës në vitin 2023, janë fëmijë. Nga ana e vet, përfaqësia izraelite në misionin e OKB-së në Gjenevë e ka hedhur poshtë raportin që përcakton se Izraeli ka shënjestruar fëmijët edhe gjatë armëpushimit të vitit 2025.
Një element tjetër për akuzën e genocidit është edhe përdorimi i armëve me ngarkesë të lartë eksplozive dhe shpërthyese në zona urbane pavarësisht viktimave të provuara.

Add new comment