"Rasti "Predator" nuk mund të mbyllet"

Shtatë persona kanë ngritur padi në një gjykatë në Athinë kundër kompanisë izraelite "Intellexa", ndaj së cilës kërkojnë një dëmshpërblim prej 7 600 000 eurosh për cenim të paligjshëm të privatësisë, konfidencialitetit të komunikimeve dhe të dhënave të mbledhura nga komunikimet telefonike.
Padia detajon strukturën, operimin dhe ndarjen e roleve në rrjetin e kompanive dhe individëve të përfshirë me zhvillimin, shpërndarje dhe përdorimin e softit Predator. Ky proces konstituon hapin institucional të radhës drejt llogaridhënies së plotë të të gjithë atyre të përfshirë dhe kompensimi të viktimave, si në nivel kombëtar ashtu edhe europian
citohet avokati Zacharias Kesses.
Mes viktimave figurojnë njerëz të punësuar në kompani si Meta, avokatë, ish-drejtues të sektorëve të policisë greke, ish-punonjës të shërbimit sekret dhe gazetarë. Për avokatin Kesses rasti "Predator" nuk mund të mbyllet pavarësisht sesa shumë punë do kërkojë.

Add new comment