Jo Vuçiçit në Bruksel. Tetë vende anëtare të BE-së bllokojnë Serbinë për shkak të korrupsionit
Tetë vende nga 27 që janë anëtare të Bashkimit Europian kanë refuzuar hapjen e grup-kapitullit të 3 në procesin e anëtarësimit për Serbinë.
Hollanda, Suedia, Finlanda, Belgjika, Estonia, Lituania, Bullgaria dhe Kroacia kanë refuzuar propozimin e Komisionit për Serbinë duke i dhënë një goditje të fortë pushtetit të Aleksander Vuçiç.
Euronews citon një diplomat të BE-së sipas të cilit tetë vendet që kundështuan hapjen e grupkapitullit kanë shqetësime për situatën e brendshme në Serbi, jo për qëndrimet e saj për sanksionet ndaj Rusisë. Dhe problemet e brendshme janë sundimi i ligjit, që në gjuhën e KE-së të përfaqësuar nga Marta Kos shprehen si “Serbia është në rrugën e përmbushjes së kritereve”…

Add new comment