Europa del jashtë Whatsapp dhe Signal

Postuar në 16 Prill, 2026 13:58

Qeveritë europiane kanë vendosur që të nxjerrin nga përdorimi i brendshëm i tyre shërbimet e aplikacioneve Whatsapp dhe Signal. Nisma përfshin qeveritë e Francës, Gjermanisë, Polonisë, Hollandës, Luksemburgut dhe Belgjikës dhe aplikacionet nuk do të përdoren më për shkëmbim të informacioni sensitiv.

Ndërkohë që NATO përdor sistemin e vet të mesazheve, Komisioni Europian do të dalë nga dy aplikacionet në fjalë në fund të vitit.

Mediat shkruajnë se kjo lëvizje shkon në linjë me politikën e krijimit të varianteve alternative ndaj teknologjisë amerikane, lindur për shkak të nevojës për të patur kontroll mbi platformat e përdorura. E njëjta nismë është ndërmarrë së fundmi edhe nga qeveria ruse që ka kërkuar kontroll mbi Telegramin dhe ka krijuar shërbime mesazhesh të vetat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.