Raportet SHBA-Izrael, drejt ndryshimit

Postuar në 16 Prill, 2026 12:47

Times of Israel” shkruan për një zhvendosje të ndjeshme në mbështetjen amerikane ndaj Izraelit, të paktën në termat e politikës sesi kjo mbështetje aplikohet deri më tani. Një çështje konkrete që ka dalë në sipërfaqe është sistemi Iron Dome, që deri më tani i është furnizuar Izraelit nga SHBA. Nisur nga fakti se Izraeli figuron ndër shtetet e pasura në botë me PBB për frymë mbi Francën dhe Britaninë, në politikën amerikane po zë përherë e më shumë vend ideja që tashmë TelAvivi duhet të paguajë për sisteme si “Iron Dome”.

Pse duhet taksapaguesit amerikanë të paguajnë për financimin e buxhetit të mbrojtjes së një aleati të pasur, sidomos në një kohë kur SHBA përballet me presione të veta fiskale

citohet të ketë shkruar mbi këtë çështje Jeremy Ben Ami i “J Street”, një organizatë pro Izraelit, por që promovon paqen. Politika e grupit është përditësuar këtë muaj çka reflekton ndryshime të mëdha në humorin politik në SHBA.

Mbi këtë çështje ka një debat të fortë, pasi sistemi është vetëm mbrojtës, ndaj edhe ata që lobojnë vazhdimisht për tezën e “të drejtës së Izraelit për të ekzistuar”, argumentojnë se anti-sionizmi në këtë rast është më keq sesa antisemitizmi. Sigurisht që deri në formalizimin e politikave të reja në raportet mes të dy vendeve do të duhet kohë, por është e qartë se si asnjëherë më parë, raportet po vijnë nën presion dhe statusi i privilegjuar i Izraelit është i papranueshëm më as në terma humanë, historikë, por edhe objektivë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.