Rusia: Disa vende europiane po prodhojnë dronë për Ukrainën

Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se një rrjet kompanish në Europë është i përfshirë në prodhimin e dronëve dhe komponentëve për Ukrainën, të cilët përdoren për sulme ndaj territorit rus. Sipas saj, më 26 mars 2026, disa vende europiane vendosën të rrisin prodhimin dhe furnizimin me UAV, për shkak të humbjeve dhe mungesave në radhët e ushtrisë ukrainase.
Rusia e konsideron këtë një hap drejt përshkallëzimit të konfliktit dhe pretendon se vendet europiane po shndërrohen gradualisht në baza mbështetëse për Ukrainën. Gjithashtu, Rusia paralajmëron për pasoja të paparashikueshme nga përdorimi i këtyre dronëve në sulme.
Sipas të dhënave të publikuara, të cilave u referohet TASS, prodhimi i dronëve dhe komponentëve të tyre është i shpërndarë në disa vende, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Spanjën, Turqinë, Izraelin, Çekinë, Poloninë, Letoninë, Lituaninë, Danimarkën, Holandën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në këto vende prodhohen pjesë të ndryshme si motorë, sisteme navigimi satelitor, module komunikimi dhe materiale si fibra karboni, si dhe vetë dronë të gatshëm për përdorim.

Add new comment