Femra e parë në drejtimin e ushtrisë australiane

Susan Coyle është femra e parë që merr drejtimin e ushtrisë australiane. Ajo merr formalisht detyrën në muajin korrik dhe zëvendëson gjeneral lejtnantin Simon Stuart.
Coyle vjen nga një karrierë e gjatë katër dekada gjatë së cilës ka mbajtur disa detyra komanduese përfshirë operacione lufte në Afganistan dhe Lindjen e Mesme.
Emërimi i Coyle shkon në linjë me politikën australiane të shtimit të numrit të femrave oficere. Ministri i Mbrojtjes Richard Marles e ka cilësuar emërimin si “thellësisht historik”.

Add new comment