Trump nuk e do më nëpër këmbë Netanyahun
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të qartë se ai nuk e dëshiron më nëpër këmbë kryeministrin izraelit Beniamin Netanyahu. Qëndrimin e vet Trump e ka përcjellë në një intervistë për ABC News, në të cilën ai ka komentuar se pas sondazheve të fundit në Izrael duhet pyetur nëse Bibi dëshiron të vazhdojë karrierën politike.
Është një çështje e hapur nëse Bibi, 76 vjeç do të vazhdojë
citohet Trump.
Sondazhi të cilit i referohet presidenti amerikan, është zhvilluar në Izrael dhe sipas rezultateve të tij, 60% e izraelitëve nuk e duan më në politikë Netanyahun.

Add new comment