Ukraina rrëzon pretendimet e Putin: Oreshnik, sistem i zhvilluar në vitin 2017

Postuar në 30 Maj, 2026 23:03

Ekspertë ukrainas dhe polakë kanë sfiduar së fundmi pretendimet e presidentit rus Vladimir Putin se raketa balistike me rreze të mesme, Oreshnik, lëviz me Mach 10 dhe është e pakapshme nga sistemet aktuale të mbrojtjes raketore të NATO-s.

Pas një analize të bërë mbetjeve të një rakete të përdorur në janar të këtij viti në Lviv, ekspertët ukrainas kanë theksuar se raketa në fjalë ështa një armë eksperimentale e vitit 2017 e krijuar vetëm me pjesë të prodhuara në Rusi dhe Bjellorusi.

Evidencat teknike sugjerojnë se Oreshnik bën pjesë në projektet e modernizimit të infrastrukturës sovjetike dhe nuk është një zgjidhje e re.

Nga ana tjetër ekspertë polakë kanë vënë re se në fazën hyrëse raketa ndonëse lëviz me shpejtësi të madhe, nuk është e aftë për manovra në trajektore duke u ekspozuar ndaj sistemeve perëndimore.

Të dhënat shkojnë në favor të klasifikimeve të hershme amerikane sipas të cilave Oreshnik është një zhvillim j sistemit të vjetër rus, RS-26 Rubezh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.