Merz: Projektbuxheti i BE-së është i papranueshëm

Postuar në 28 Korrik, 2026 19:55

Kancelari gjerman Firedrich Merz ka kërkuar shkurtim të buxhetit të propozuar të Bashkimit Europian nga 2 trilionë euro në disa qindra miliardë. Sipas tij është e papranueshme që në institucionet e BE-së të buxhetohen 2 500 vende të reja pune, ndërkohë që ka shtuar se reduktimi buxhetor:

është esencial

Merz ka deklaruar se qeveria gjerman ka ndërmend të shkurtojë me 8% stafin e vet qeveritar deir më 2029, një qasje që kërkohet edhe prej BE-së. Kërkesa e tij u bë gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Irlandës, Micheál Martin, vend që mban presidencën e radhës së Unionit dhe që ka detyrën të përshtatet me pretendimet e vendeve anëtare.

Ne do t’i qasemi kësaj detyre me frymën e duhur, marrëveshjet duhet të jenë të mundshme deri në fund të vitit

ka thënë ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.