Bota
Putin dhe Trump nuk mjaftojnë për Jaltën e Re
Në një shkrim të fundit, me rastin e 80-vjetorit të Konferencës së Jaltës, ideologu konservator rus, Alexander Dugin, shkruan mbi një opsion të një Jalte të Re siç e quan ai, që do të hidhte themelet e rendit të ri ndërkombëtar. Teksa vë në dukje se bota uniplare a pas Luftës së Ftohtë ka ardhur në fund, Dugin shton se Jalta e Re duhet të afirmojë multipolaritetin e botës, por sipas tij ky rend nuk mund të kurorëzohet vetëm nga një takim mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin.
Rusia paralajmëron tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Pas vendimit të Donald Trump, edhe Rusia po mendon të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Agjencia ruse e lajmeve “Tass” citon zv.kryeatrin e Parlamentit rus, Duma, Poytr Tolstoy, që ka shprehur nevojën e një hetimi të aktiviteteve të OBSH-së në Rusi.
Ka ardhur koha për një hetim përfshirës rreth operacioneve të OBSh-së në Rusi. Gjatë periudhës së hetimit, anëtarësia e Rusisë duhet të paktën të pezullohet. Në finale, do të ishte mirë për ne që të tërhiqemi plotësisht
Protestuesit djegin shtëpinë e "Ismail Qemalit të Bangladeshit"(video)
Mijëra protestues në Bangladesh kanë djegur shtëpinë familjare të ish-kryeministres së rrëzuar Sheikh Hasina. Shtëpia në Dhaka i takon themeluesit të parë të vendit, babait të saj, Sheikh Mujibur Rahman. Protesta dhe aktet nisën pas një fjalimi të Hasinas në mediat sociale përmes të cilit ajo u bënte thirrje mbështetësve të vet për t’i rezistuar qeverisë së përkohshme. Ajo e mbajti fjalimin nga India ku ndodhet në azil.
Një plan që kërcënon Izraelin dhe sigurinë e tij
Donald Trump ka dalë nga takimi me kryeministrin izraelit me habere planetare. Ai ka deklaruar se SHBA do marrë Gazën dhe se palestinezët do duhet të ikin në Egjipt dhe Jordani. Më tej presidenti amerikan ka shtuar se do ta bëjë Gazën një rivierë të re në Mesdhe. Sigurisht që pala palestienze e ka kundërshtuar idenë, por tashmë është vënë në dukje edhe në mediat e Izraelit, se as kryeministri Netanyahu, nuk di si të reagojë. Në qëndrimin e vet përkrah Trump, ai foli si nëpër zë duke thënë se “plani padyshim ndryshon historinë e rajonit” dhe do eksploruar.
Trump i kthehet CIA-s, ofertë të gjithë personelit: Tetë muaj rroga dhe bonuse nëse lini punën!
Administrata e Donald Trump duket se ka ndërmend të riformatojë të gjitha agjencitë federale në një përpjekje që duket kolosale për nga pasojat në fundin e vet. Nuk është vetëm Elon Musk në veprim që ka krijuar tensione me mënyrën sesi ndërhyri ndaj USAID.
Kësaj radhe mediat raportojnë se Shërbimi i Inteligjencës, CIA, ka shpërndarë në të gjithë personelin e vet një ofertë financiare që u mundëson atyre tetë muaj pagesa dhe benefite në këmbim të lënies së punës.
Profesorati i Beogradit refuzon ftesën e Vuçiç për dialog
Ftesa për dialog e presidenti serb, Aleksander Vucic, drejtuar drejtuesve të Universitetit të Beogradit, është refuzuar. Bordi i Rektorëve ka hedhur poshtë propozimin e bërë duke e cilësuar atë të papërshtatshëm në situatën e tanishme.
Ta bësh Amerikën të pabesueshme
Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë.
Kriza në Serbi mbetet e padukshme për SHBA dhe opozitën e Kosovës
Qarkullon këto orë një mesazh i Richard Grenell në rrjetin “X” e cila po komentohet gjerë e gjatë nga opozita e Kosovës. Grenell, një dikush që nuk ka asnjë funksion të qartë dhe mandat të mirëqenë, është bërë i gjallë duke përcjellë një mesazh që është ekranizim i komplekseve të veta, të paktën siç është formuluar.
Komuniteti ndërkombëtar është I bashkuar kundër Kurtit
shkruan ndër të tjera Grenell.
Trump i jep Elon Musk akses në sistemin federal të pagesave
Administrata e Donald Trump i ka dhënë akses njerëzve të Elon Mussk nga Departamenti i Efiçencës Qeveritare, akses në sistemin federal të pagesave.
Mediat raportojnë se Doge – ekipi që drejton Musk – kanë aksesuar sistemet e Departamentit të Thesarit për pagesat e alokuara për programe si sisguria sociale, pagat qeveritare dhe paratë e shpërndara nga Kongresi.
Nëse Ukraina humbet luftën, atëherë Ukraina do të zhduket!
Perëndimi duhet të sigurojë fitoren e Ukrainës në luftën e saj me Rusinë ose ajo do të zhduket përfundimisht. Të paktën këtë mendon ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares që gjatë një interviste me Euronews, ka vënë në dukje atë se çfarë po luhet aktualisht në Europë.
Nëse Rusia humbet luftën, atëherë Rusia thjesht ka humbur luftën. Nëse Ukraina humbet luftën, atëherë Ukraina do të zhduket
është shprehur ai.