Duhet ta pranojmë se politika e SHBA konflikton me vlerat tona
Presidenti finlandez Alexander Stubb ka deklaruar së fundmi se politika e jashtme amerikane vjen në konflikt me “vlerat tona”. Sipas tij, anëtarët europianë të NATO-s përfshirë Finlandën, janë duke rimenduar politikat e tyre sidomos pas incidenteve verbale me Groenlandën.
Ne duhet të njohim ndershmërisht se SHBA po ndryshon. Qasja e saj me aleatët, sikurse edhe mënyra sesi e ndjek politikën e jashtme, po ndryshon po ashtu. Politika e jashtme aktuale e SHBA konflikton me vlerat tona
është shprehur ai.
Stubb ka qenë ndër të rrallët liderë botërorë që ka qëndruar me idetë e veta edhe përballë presioneve të fundit amerikane.

Add new comment