Mitsotakis propozon rishikim të imunitetit ligjor për ministrat

Postuar në 02 Shkurt, 2026 19:37

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka paralajmëruar ndryshime kushtetuese që sugjerojnë heqjen e imunitetit ligjor për ministrat dhe aplikimi i ndëshkimit me masën “punë përjetë” për zyrtarët shtetërorë. Mediat raportojnë se nisma synon të amortizojë goditjet e marra nga skandalet e njëpasnjëshme si ato me IPARD, fshehja e të vërtetës për aksidentin tragjik të trenit në vitin 2023.

Bota e vitit 2026 është e ndryshme dhe përfaqëson sfida të reja. Është koha ëpr një rishikim të guximshëm të Kushtetitës drejt një demokracie funksionale

u tha ai deputetëve të partisë së vet.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është edhe kushtëzimi i sigurimeve shoqërore për punonjësit e administratës duke adresuar performancën e ulët. Po kështu duhet theksuar se në kuadrin e propozimeve të bëra do të përfshihet edhe inteligjenca arttificiale dhe ndryshimet klimatike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.