Bota
BE drejt miratimit të ndihmës ushtarake 20 miliardë euro për Ukrainën
Liderët e vendeve të Bashkimit Europian po punojnë për miratimin e një pakete ndihme ushtarake ndaj Ukrainës në vlerën e 20 miliardë eurove. Lajmi raportohet nga “Politico” që citon burime diplomatike të BE-së.
Po kështu bëhet e ditur se ndihma mund të zgjerohet nëse do të nevojitet dhe një vendim mëi qatë për këtë do të merret në takimin e ministrave të Jashtëm të hënën në Bruksel.
Merz: Mbrojtja jonë nuk mund të bazohet më te SHBA. Franca dhe Britania, opsionet tona
Kancelari i mundshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz ka deklaruar se Gjermania do të mendojë për mbrojtjen e saj, përfshirë atë bërthamore duke parë më tepër nga Franca dhe Britania e Madhe. Sipas tij, mbështetja tek SHBA nuk mund të qëndrojnë më, nisur nga qëndrimet e tanishme të administratës Trump.
Ne duhet të diskutojmë si me britanikët ashtu edhe me francezët – dy fuqitë bërthamore europiane – qoftë për ndarjen e fuqisë bërthamore, ose të paktën sigurinë bërthamore nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca që mund të aplikohet për ne
SHBA propozon Rezolutë në OKB për zgjdhjen e konfliktit në Ukrainë
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar se zgjidhja e konfliktit në Ukrainë duhet të vijë përmes një rezolute të OKB-së. Sipas asaj që shkruhet në faqen online të Departamentit, bëhet me dije se “SHBA ka propozuar një rezolutë të thjeshtë historike në OKB të cilën ne bëjmë thirrje që të mbështetet nga të gjitha vendet anëtare”.
Arrestohet për hetime për korrupsion ish-kryebashkiakja e Nishit
Mediat serbe raportojnë se është ndaluar në kufirin serbo-maqedonas Dragana Sotirovski, ish-kryebashkiake e Nishit. Sipas burimeve mediatike Sotirovksi ndalimi është bërë në kuadër të hetimeve për korrupsion si pasojë e të cilave në Nish janë arrestuar tre persona të tjerë që mendohet se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sotirovskit.
SHBA drejt largimit nga organizata, Kremlini: OKB-ja e pazëvendësueshme
Rusia mendon se Organizata e Kombeve të Bashkuara mbetet e pazëvendësueshme me diçka tjetër të ngjashme, pavarësisht inefektivitetit dhe mungesës së perfeksionit që ajo manifeston shpesh. Në një komunikim me mediat, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka komentuar vendimin e SHBA për t’u tërhequr nga OKB-ja.
Ne njohim dhe pranojmë rolin udhëheqës të OKB-së. Pavarësisht ineficencës evidente përballë sfidave modern, ne besojmë se nuk ka zëvendësues. Më e rëndësishmja duket se nuk ka një mundësi realiste për të krijuar një alternativë në këtë moment
Serbi, arrestohet mbi DYSHIME ish- kryelegalizuesi i Beogradit. Edhe i vëllai...Edhe gjashtë të tjerë
Mediat në Serbi raportojnë se në Serbi është arrestuar ish-sekretari i Sekretariatit të Beogradit për Legalizimin e Ndërtesave, Nemanja Stajiç. Urdhërin e ka dhënë Zyra e Prokurorit Publik mbi DYSHIMET e miratimit të legalizimit të dhjetëra ndërtesaave ilegale.
Po kështu është arrestuar edhe vëllai i Nemanjës, Novak. Edhe më tej: mbi urdhërat e Zyrës së Prokurorisë së Distriktit të Tretë në Beograd janë arrestuar gjashtë persona mbi DYSHIMIN E NDËRTIMIT pa leje.
Duhet marrëveshje e re bërthamore me Iranin
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Rafael Grossi, ka deklaruar gjatë një konference për shtyp në Tokio se marrëveshja e vjetër bërthamore me Iranin duhet përditësuar.
Epilogu/Putin njofton pastrimin e rajonit të Kurskut
Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar sot se trupat e Federatës Ruse kanë kaluar kufirin shtetëror me Ukrainën në rajonin e Kurskut. Putin ka folur gjatë një vizite në St. Petersburg duke shtuar se njësia e parë që ka bërë kalimin është brigada e 810 e këmbësorisë.
NATO mbetet ende karta më e fortë e negociimit të paqes apo armëpushimit në Ukrainë për SHBA
Dëmi është bërë tashmë: SHBA nuk është më një partner i besueshëm në Europë, aq sa siguria e kontinentit të shihet pazgjidhshmërisht me ish-aleatin atlantik. Veprimet e fundit të liderëve europianë, kanë vënë në lëvizje së paku impulsin e një organizimi fillestar për mbrojtjen e BE-së jashtë suazës së garancive të ushtrisë amerikane.
Rusia do të ndihmojë Iranin në programin bërthamor
Nisja e bisedimeve ruso-amerikane nê Riad ku do të tentohet fundi i luftës në Ukrainë nuk duket se përfaqëson një afrim të ri mes dy fuqive kryesore. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov është shprehur se Rusia do të ndihmojë Iranin të kapërcejë pengesat në programin e vet bërthamor.
Peskov ka vënë në dukje se bisedimet e 18 shkurtit nuk afektojnë objektivat e politikës së përgjithshme të Rusisë. Irani cilësohet si një shtet kundërshtar i ShBA dhe bllokimi i shndërrimit të tij në fuqi bërthamore ka qenë drejtim kryesor i politikës së jashtme amerikane në Lindjen e Mesme.