Trump nis operacionin "Irani"

Postuar në 28 Janar, 2026 19:40

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një aksion në stillin venezuelian edhe në Iran. Përmes një postimi në rrjetin social “Truth” Trump ka vënë në dukje dislokimin amerikan në Gjirin Persik  të cilin e ka cilësuar se është më e madhe sesa në Venezuelë. Dislokimi vjen ndërkohë që ka raportime se edhe Izraeli po bëhet gati të sulmojë republikën islamike, aktualisht e përfshirë nga protesta masive.

Krahasimi me Venezuelën kërcënon drejpërdrejt lidershipin iranian nisur nga mënyra sesi u rrëmbye presidenti Nicolas Maduro. Ndërkohë Irani përfaqëson diçka shumë më të madhe sesa Venezuela. Në qershor të viti 2025 Trump propozoi një marrëveshje bërthamore që u refuzua nga Irani. Pak më vonë Trump autorizoi goditje ajrore në Nafaz, një akt që theu tabunë e sulmit mbi republikën.

Sulmi tjetër do të jetë shumë më keq

shkruan Trump që ka kërkuar Iranin në tryezën e bisedimeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.