Nëse Trump del nga NATO, atëherë po që do kishim një problem real

Postuar në 28 Janar, 2026 12:27

Në një intervistë për gjermanen “Spiegel” ish-këshilltari i Sigurisë së Donald Trump në mandatin e tij të parë, John Bolton, komenton dinamikat e tanishme në krizën ukrainase. Sipas tij, në veprim është instinkti dhe komplekset e Donald Trump që admiron figura të forta si Putin apo Erdogan dhe Xi Jinping. Sipas Bolton, Trump madje i ka zili ata për mënyrën si ushtrojnë pushtetin, çka e bën atë një subjekt të manipulueshëm lehtë. Një idiot të dobishëm siç shprehej dikur Lenini.

I pyetur nëse rusët kanë ndonjë material kompromentues për Trump, Bolton deklaron se nuk mund të përjashtosh asgjë, por ka shtuar:

Unë nuk kam parë ndonjë provë. Kam dëgjuar shumë spekullime

Një aspekt që Meriton vëmendje është komenti i Bolton për dokumentin e ri të Sigurisë Kombëtare të SHBA. Sipas Bolton, Trump me gjasë nuk e ka lexuar fare, madje ai as është në gjendje të mendojë në ato terma. Por dokumenti në vetvete krijon koherencë në objektivat e vet, duke bërë një tërheqje radikale nga aleanca me BE-në.

Për momentin gjërat duken se janë ende në linjat e vjetra, por Bolton ka një paralajmërim.

Do duhet parë si do shkojë ndarja me Europën në tre vitet e ardhshme. Më e keqja është nëse Trump gjen një shkak për të lënë NATO-n. Atëherë ne do të kishim një problem real

thotë ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.