Bota

Banka shtetërore turke, "Halbank" nën hetim për pastrim parash në favor të Iranit

Postuar në 01 Gusht, 2025 18:27

Revista gjerman “Spiegel” shkruan se banka shtetërore turke, “Halbank” dyshohet dhe është hetuar nga pala amerikane për pastrim të 1.5 miliardë eurove në favor të Iranit.

Mes muajve maj 2024 – mars 2025, raportohet se banka ka transferuar sasinë e parave në këste poshtë 200 milionë eurosh përmes kompanive guackë.

Izraeli humbi legjitimitetin më 18 mars

Postuar në 01 Gusht, 2025 18:16

Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, ka përcjellë përmes një interviste për “Spiegel” disa mendime mbi atë që po ndodh aktualisht në Gaza dhe me politikën e vendit të tij. Sipas tij, Izraeli e ka arritur objektivin e vet kryesor që një vit më parë me vrasjen e kreut të Hamas-it dhe organizatorit të sulmeve të 7 tetorit, Yahya Sinwar.  

Në atë pikë, nëse jo më herët, ne duhet të kishim thënë: Mjafton! Kemi vrarë mjaftueshëm, shkatërruar mjaftueshëm, i kemi dobësuar ata mjaftueshëm

Kanadaja njofton njohjen e shtetit palestinez

Postuar në 31 Korrik, 2025 15:24

Pas Francës dhe Britanisë së Madhe, edhe Kanadaja ka njoftuar njohjen në muajin shtator të shtetit palestinez. Kryeministri Mark Carney ka deklaruar së Kanadaja do të zyrtarizojë qëndrimin e vet në punimet e Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara që mbahet në muajin shtator duke e justifikuar këtë me angazhimin e Autoritetit Palestinez në reformat e domosdoshme përfshirë zgjedhjet në vitin 2026, demilitarizimin dhe masat kundër korrupsionit.

Dorëhiqet për marrëveshje financiare joetike kryeministri i Lituanisë

Postuar në 31 Korrik, 2025 13:31

 Kryeministri lituanez Gintautas Paluckas është detyruar të japë dorëheqjen në dritën e një skandali për “marrëveshje joetike financiare”. Paluckas ka njoftuar personalisht aktin duke shtuar se do të lërë edhe postin e kryetarit të Partisë Socialdemokrate.

Stërvitja e parë e përbashkët mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze

Postuar në 30 Korrik, 2025 13:46

Pjesëtarë të Brigadës së Operacioneve Speciale të Ushtrisë serbe kanë zhvilluar së fundmi një stërvitje të përbashkët me homologë të Ushtrisë kineze në Provincën Hebei në Kinën Veriore. Stërvitja 10-ditore u përqendruar në përdorimin e mjeteve të reja si dronë në taktikat e luftimit urban.

Akses i paautorizuar në Kadastrën digjitale greke, skandali hetohet nga BE

Postuar në 30 Korrik, 2025 13:30

Gazeta greke “Kathimerini” raporton për një incident të rëndë me regjistrin kadastra digjital në vend. Sipas saj, në 18 muajt e fundit ka patur parregullsi dhe ndërhyrje të paautorizuara në regjistrin digjital të titujve të pasurisë çka ka vënë në lëvizje Zyrën e Prokurorit Europian.

Tërmet i magnitudës 8.7 godet Kamçatkën në Rusi

Postuar në 30 Korrik, 2025 13:19

Një tërmet me magnitudë 8.7-8.8 ka goditur rajonin e Kamcatkës në Lindjen e Largët të Federatës Ruese. Shërbimi i Unifikuar Gjeofizik i Akademisë Ruse të Shkencave e ka cilësuar goditjen si “një ngjarje të jashtëzakonshme” dhe tërmetin më të fuqishëm që nga viti 1952.

Autoritetet kanë paralajmëruar për pasgoditje të forta ndërohë që është raportuar gjenerimi i tsunamit që ka prekur vetë gadishullin rus, Japoninë dhe bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Merz njofton ndryshime në politikën e jashtme të Gjermanisë

Postuar në 26 Maj, 2025 18:22

Kancelari i ri i Gjermanisë Friderich Merz ka njoftuar dy ndryshime në politikën e jashtme të vendit që i hapin rrugë, të paktën në fillim, një Gjermanie më aktive dhe agresive. Në një intervistë për WDR, ai ka bërë të ditur se nuk do të ketë më kufizime për rrezen e armëve me të cilat furnizohet Ukraina në konfliktin e saj me Rusinë.

Nuk ka më kufizime as nga britanikët, as nga francezët dhe as nga amerikanët

Video/Macron merr një dackë nga gruaja

Postuar në 26 Maj, 2025 13:59

Një video e shpërndarë në media, përcjell një moment kur presidenti i Francës ha një dackë nga bashkëshortja e vet, zysha e dikurshme, Brigitte. Çifti po udhëton në një tur zyrtar në Vietnam, një vend dikur koloni e Francës. 

BE kërkon nga Shkupi njohjen e pakicës bullgare si kusht për anëtarësim

Postuar në 24 Maj, 2025 21:34

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka kërkuar nga krerët e qeverisë në Maqedoninë e Veriut të marrin vendimet që përkufizojnë një erë të re në raportet e saj ndërkombëtare. Mediat rajonale vënë në dukje se kërkesa më e vështirë për Shkupin zyrtar është njohja përmes ndryshimit kushtetues të pakicës bullgare në vend, nisur edhe nga fakti se për këtë çështje Bullgaria ka vënë veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Pages

Subscribe to RSS - Bota