Paqartësi mbi sulmin amerikano-izraelit ndaj Iranit

Postuar në 28 Shkurt, 2026 15:04

Mëngjesin e sotshëm është raportuar se SHBA dhe Izraeli kanë ndërmarrë një sulm ushtarak ajror ndaj Iranit. Vendimi pason një seri lajmesh për dislokim masiv mjetesh në disa pika të Gjirit rreth Iranit.

Sulmi ka qenë në vetvete i papritur deri më dje, pasi vetë presidenti amerikan, Trump kishte deklaruar se ende nuk kishte ndarë mendjen për atë që do të ndërmerrte.

Megjithatë sot aktiviteti ka nisur me një goditje “parandaluese” nga Izraeli për të cilin kryeministri Beniamin Netanyahu, deklaroi se po kryhej për të eliminuar “kërcënimin ekzistencial” ndaj Izraelit.   

Më pas presidenti amerikan, Trump ka njoftuar përmes një fjale 8 minutëshe sulmin duke e cilësuar atë si “një operacion të madh ushtarak”. Ai ka vënë theksin se obkjektiv kryesor është shmangia me çdo mjet e shndërrimit të Iranit në fuqi bërthamore, duke shtuar mandej nevojën e ndryshimit të regjimit.

Në planin ushtarak deri më tani janë raportuar sulme në Teheran, Qom, Karaj, Kermanshah, përfshirë rezidencat kryesore qeveritare. Irani është kundërpërgjigjur me sulme në Izrael, bazat amerikane në Katar dhe Bahrein.

Duhet thënë se sulmi amerikan vjen me paqartësi të mëdha. Media të ndryshme në SHBA kanë raportuar se grupi i brendshëm i këshilltarëve të Trump kanë sugjeruar në vazhdimësi për kujdes dhe përmbajtje në organizimin e sulmeve që rrezikojnë ta inkuadrojnë SHBA në një luftë të gjatë. Është cituar shpesh shqetësimi këto kohë i kreut të Shtabeve të Bashkuara, gjeneralit Dan Caine, e megjithatë sulmi ka nisur.

Një tjetër paqartësi lidhet me obektivin: sulmet mbi qendrat urbane iraniane dallojnë nga sulmet e qershorit të vitit të kaluar që ishin të orientuar mbi shënjestra që lidhen qartë me kapacitetin bërthamor iranian. Për këtë arsye nuk dallohet ende mirë se çfarë po synohet. Edhe pse Trump ka bërë thirrje që populli iranian të ngrihet, është e vështrië të mendohet se ndërhyrja lidhet me lirinë e tyre.

Një paqartësi e tretë ka të bëjë me karakteristikën e konfliktit dhe kapacitetin e Iranit për t’u kundërpërgjigjur. Është ende herët, por një Ukrainë e dytë në Lindjen e Mesme do të ishte me siguri një dështim thelbësor për sigurinë ndërkombëtare dhe ekonominë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.