Sytë nga nafta ruse/BE kërkon nga Ukraina riparimin e naftësjellësit të Druzhbës

Postuar në 03 Mars, 2026 14:13

Bashkimi Europian është duke ushtruar presion ndaj Ukrainës për inspektimin e dëmtimeve në naftësjellësin e Druzhbës që kalon naftën ruse në Hungari dhe Sllovaki. Të dyja vendet kanë akuzuar Ukrainën se po zvarrit qëllimisht riparimin e transmetuesit për qëllime të luftës dhe politike.

Në këtë kuadër Hungaria madje ka kushtëzuar aprovimin e një kredie për Ukrainën me rregullimin e naftësjellësit që në dritën e krizës në Gjirin Persik po merr vlerë të re për stabilitetin energjetik të Europës. Sipas kryeministrit hungarez, Orban, disponohen të dhëna satelitore sipas të cilave dëmtimi nuk është aq i madh sa të justifikojë mosfunksionimin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.