Britania qëndron jashtë luftës ndaj Iranit

Britania e Madhe nuk do të marrë pjesë në ofensivën e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit. Mediat citojnë kryeministrin Keir Starmer të jetë shprehur se Britania do të vërë në dispozicion bazat e veta, por nuk do të jetë pjesë e sulmeve.
Baza për vendimet tona është për vetëmbrojtjen kolektive të miqve të vjetër dhe aleatëve si dhe mbrojtjen e jetëve të britanikëve
ka thënë ai.
Një ditë më parë bëri përshtypje një deklaratë e sekretarit britanik të Mbrojtjes, John Haley, sipas të cilit sulmi iranian mbi Qipro ku janë bazat britanike, me gjasë ishte i paqëllimshëm. Një shënim ky që tregon se Irani vijon të komunikojë në Perëndim dhe se jo të gjithë e duan këtë që po ndodh.

Add new comment