Bota

Njoftohet shkrirja e Këshillit NATO-Rusi

Postuar në 05 Dhjetor, 2025 16:33

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe NATO-s kanë mbërritur në pikën më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Kjo konfirmohet nga të dyja palët. 

Së fundmi, minstri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski njoftoi shkrirjen e afërt të Këshillit NATO-Rusi, ndërkohë që lidhur me këtë çështje, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka vënë në dukje se marrëdhëniet prej kohësh janë në shkallën zero dhe se shkrirja e Këshillit nuk përfaqëson ndonjë zhvillim.

BE-ja duke lypur një status mes të mëdhenjve

Postuar në 04 Dhjetor, 2025 17:42

Komisioneri Europian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius ka vënë në dukje dobësinë aktuale të bllokut përkundër zhvillimeve gjeopolitike që tani janë më dinamike se asnjëherë në Europë.

SHBA nuk komunikon më me ne

Postuar në 02 Dhjetor, 2025 20:29

Mediat ndërkombëtare po raportojnë për një deklaratë të gjeneralit gjerman, Christian Freuding, dhënë për revistën “The Atlantic” gjatë së cilës ai flet për shkëputjen e komunikimit mes ushtrisë gjermane dhe SHBA. Sipas tij, kjo po ndodh në momentin më të keq të mundshëm.

Jo vetëm kemi një armik te dera, por jemi edhe në procesin e humbjes së një aleati dhe miku

shprehet ai.

Korrupsion me tenderat, arrestohet Federica Mogherini

Postuar në 02 Dhjetor, 2025 14:07

Korrupsion. Akuza dhe dyshimi për këtë vepër janë tashmë globale dhe prekin sfera të larta edhe të atyre që predikojnë mbarë botës luftën ndaj korrupsionit. Mediat raportojnë sot se pak më parë policia belge ka ushtruar kontroll në Shërbimin Europian të Shërbimit të Jashtëm në kuadër të një hetimi të nisur pas akuzave se Shërbimi dhe Kolegji i Europës ka shpërdoruar fonde të BE-së në vitet 2021-2022.

Një rend i ri pa shtete-kombe? Ambasadori i SHBA në Turqi: Nuk kanë funksionuar

Postuar në 01 Dhjetor, 2025 21:12

Ambasadori amerikan në Turqi. Tom Barack ka komentuar vizitën e fundit të Papës në Stamboll duke ekspozuar ndër të tjera një vizion strategjik të SHBA për rajonin. Intervista e dhënë për "Kathimerini" ka marrë shkak nga një interes personal i Barack për rihapjen e Shkollës Ortodokse Teologjike të Halkisë, që sipas tij është në vëmendjen edhe të presidentit aktual Donald Trump.

Hije të një skandali të ri në Greqi/Verifikim të 500 mln eurove të BE për matësat inteligjentë të ujit

Postuar në 01 Dhjetor, 2025 16:43

Pas skandalit të fondeve për bujqësinë, në Greqi po merr formë një tjetër çështje po aq madhore. Mediat raportojnë për nisjen e një verifikimi nga Autoriteti Kombëtar i Transparencës të përdorimit të fondeve të BE-së për instalimin e matësave integjentë të ujit.

Rasti ndërohë po hetohet nga Autoriteti i Konkurencës dhe Zyra e Prokurorit të BE-së në Athinë, tek i cili është dorëzuar një dosje e madhe ankesash.

Mediat/Prova e parë e përdorimit të klorinës si armë kimike në Sudan

Postuar në 29 Nëntor, 2025 16:55

France24” raporton për përdorimin gazit klorinë në luftën civile në Sudan. Sipas investigimit të kryer, në datat 5 dhe 13 shtator 2024 disa fuçi me gaz klorinë u hodhën nga ajri në një rafineri në veri të Khartumit. Sulmi u krye me qëllim kapjen e rafinerisë që kontrollohej nga rivalët e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë.

Video/Mesha e Papa Leon XIV në Stamboll

Postuar në 29 Nëntor, 2025 16:37

Papa Leon XIV ka zhvilluar një meshë historike në Stamboll, në Volkswagen Arena, me rastin e 1700 vjetorit të Koncilit të Nikesë, në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare. 

Korrupsion edhe në ditët e Qametit. Çfarë po financohet në Ukrainë?

Postuar në 29 Nëntor, 2025 11:51

Tashmë lajmi kryesor nga fronti ukrainas nuk ka të bëjë me luftimet, planin e paqes së propozuar nga Donald Trump, apo kapjen e ndonjë qyteti dhe sulmet me dronë. Ka të bëjë me korrupsionin. Numri dy i qeverisë së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, këshilltari presidencial, Andriy Yermak, 54 vjeç, është dorëhequr pas një kontrolli në banesë nga agjencitë ligjzbatuese.

Steinemeier, presidenti i parë gjerman që nderon viktimat e Guernicas

Postuar në 28 Nëntor, 2025 17:30

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier bëhet i pari lider gjerman që nderon viktimat naziste në Guernica të Spanjës. Ai është shoqëruar në vizitën e vet nga Zonja e parë, Elke Buedenbender  dhe kanë nderuar viktimat në një ceremoni ku merrte pjesë edhe Mbreti Felipe VI.

Pages

Subscribe to RSS - Bota