Kreu i ushtrisë britanike: Nuk jemi gati për luftë tërësore

Postuar në 13 Janar, 2026 13:25

Forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar nuk janë gati për një konflikt tërësor, “i atij lloji me të cilin mund të përballen”. Kështu citohet të jetë shprehur zyrtari më i lartë u njësive ushtarake britanike, Marshalli Sir Richard Knighton që mban detyrën e Shefit të Shtabit të Mbrojtjes, para një Komiteti parlamentar duke evidentuar se ka mungesë financimi për një modernizim të shpejtë të ushtrisë.

Ne nuk jemi gati siç do të duhet të jemi për llojin e konfliktit tërësor me të cilin mund të përballemi

tha ai.

Përveç cekjes së skenarit në fjalë që është shumë shqetësuese, marshalli ka hapur derën për kritika ndaj qeverisë britanike, edhe pse ka shtuar se shpenzimet do të rriten në 2.5% të PBB-së duke nisur nga viti 2027.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.