Bota

Dislokimi nga Rusia i armëve bërthamore në hapësirë, shumë shqetësues

Postuar në 13 Prill, 2025 11:17

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte është shprehur i shqetësuar për veprimet e Rusisë për dislokimin e armëve bërthamore në hapësirë.

Jemi në dijeni të raporteve se Rusia po shqyrton mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore në hapësirë. Kjo është një rrugë e Rusisë përtë përmirësuar kapacitetet e veta. Është shumë shqetësuese

ka thënë ai për gazetën gjermane “Welt am Sontag”.

Rusia hedh poshtë propozimin amerikan për ndarjen e Ukrainës në Zona Kontrolli

Postuar në 12 Prill, 2025 16:15

Kremlini ka hedhur poshtë propozimin amerikan për ndarjen e Ukrainës në Zona Kontrolli nën modelin e Berlinit të pasluftës. Ideja e hodh nga i Dërguari i presidentit amerikan për Ukrainën, Keith Kellogg, por zv.ministri rus i Punëve të Jashtme, Rodion Miroshnik, e cilëson atë si opsion që ngrin konfliktin me potencialin e rishpërthimit të tij në një shkallë të re.

Duke mbajtur zona ushtarake aty dhe duke formuar elementë radikalë do na çojë në ngrirjen e konfliktit dhe që më pas të shpërthejnë në konflikte të një niveli të ri

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Postuar në 11 Prill, 2025 17:20

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet luftë në Ukrainë, Rusia ia ka dalë të menaxhojë në aspektin ekonomik sforcimin e madh që krijon një situatë e tillë emergjente. Sipas tij, Kremlini ka arritur të mbajë një buxhet të balancuar, ndonëse aktualisht “ekonomia ka dhënë shenja mbinxehjeje”.

Irani po ndryshon. Raporti i NYT: Khamenein e detyruan të autorizonte negociatat me SHBA

Postuar në 11 Prill, 2025 16:52

Një raport i publikuar nga “New York Times” dhe cituar gjerësisht nga media të ndryshme evidenton kontekstin në të cilin lideri suprem iranian, Ayatollah Khamenei për të autorizuar bisedimet për marrëveshjen e re bërthamore me SHBA. Sipas gazetës amerikane, në Teheran ka patur një lëvizje të pazakontë, teksa zyrtarë të lartë të regjimit kanë kërkuar nga Khamenei që të lejojë bisedimet, pasi një bllokim dhe status quo do të katalizonte një sulm ushtarak të koordinuar nga SHBA dhe Izraeli.

Ukraina, mësim për mbrojtjen në Egje

Postuar në 10 Prill, 2025 23:33

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Helenike Kombëtare, Dimitris Houpis ka dhënë një intervistë për gazetën “Kathimerini” në të cilën flet për sfidat e mbrojtjes së vendit fqinj, por edhe për përvojën apo mësimet që japin konfliktet e reja.

Turqi-Izrael, nisin bisedimet teknike për shmangien e përplasjes në Siri

Postuar në 10 Prill, 2025 16:25

Turqia dhe Izraeli kanë nisur bisedimet në nivel teknik për të shmangur konfrontimin mes trupave të tyre në Siri. Bisedimet e para sipas mediave janë mbajtur në Azerbajxhan të mërkurën për të krijuar një mekanizmë parandalimi të incidenteve të padëshirueshme në Siri.

Të dyja vendet ndajnë interesa sigurie në vendin fqinj që deri pak kohë më parë drejtohej nga Bashar al Assad. Nga ana e vet Izraeli ka krijuar një zonë tampon në kufi me Sirinë për shkak të qeverisë së re islamike në Damask, por po ashtu i druhet rritjes së pranisë ushtarake turke në vend.

Mediat: BE-ja drejt sanksioneve për zv.kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vulin

Postuar në 09 Prill, 2025 19:19

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” shkruan se Bashkimi Europian është duke përgtitur sanksionimin e zv.kryeministrit të Serbisë, Aleksander Vulin. Agjencia citon burime serbe, sipas të cilave, vendimi është duke u përgatitur, pas fjalimit të Vulin në Parlamentin Europian, gjatë të cilit ai ka folur për marrëdhëniet me BE-në dhe Rusinë të vendit të tij.

Djuro Macut, kryeministri i ri i Serbisë

Postuar në 07 Prill, 2025 16:12

Presidenti serb, Aleksander Vucic, ka caktur mjekun endokrinolog, Djuro Macut si kryeministër të ri të vendit që do të duhet të krijojë qeverinë e re deri më 18 prill.

Më siguroi se mund të sigurojë shumicë që të krijojë qeverinë

ka thënë Vucic.

Khamenei vendos ushtrinë në gatishmëri luftarake

Postuar në 06 Prill, 2025 17:18

Lideri suprem iranian Ajatolah Ali Khamenei ka urdhëruar ushtrinë të kalojë në gatishmëri luftarake pas kërcënimeve publike të presidentit amerikan Donal Trump se do të godasë Iranin nëse nuk pranon marrëveshjen bërthamore. Po kështu, Irani ka dorëzuar nota pranë vendeve si Iraku, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Turqia dhe Bahreini se çdo mbështetje e një sulmi të SHBA ndaj tij, përfshirë përdorimin e hapësirës ajrore apo territorit nga ushtria amerikane gjatë sulmit, do të konsiderohet si akt armiqësor.

Pakistani njofton deportimin e 3 milionë afganëve deri në fund të vitit

Postuar në 05 Prill, 2025 18:19

Pakistani ka deklaruar se ka ndërmend të dëbojë 3 milionë afganë këtë vit. Plani nisi në vitin 2023 në kuadër të politikës për të larguar nga vendi të gjithë të huajt. Njoftimi për arrestime në zonat e të huajve ishte njoftuar për më 1 prill por u shty për në datën 10 prill për shkak të festave fetare islame. 

Pages

Subscribe to RSS - Bota