Një protestë për mbijetesë politike në Shkup

Postuar në 13 Dhjetor, 2025 14:43

Mediat raportojnë për një protestë në sheshin “Skënderbeu”  në Shkup të Maqedonisë së Veriut përmes së cilës kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Çlirimtarët duhet të nderohen dhe jo të gjykohen

ka qenë një ndër pankartat.

Në protestë kanë qenë Ali Ahmeti, Daut Haradinaj, Vlora Çitaku dhe Fatmir Limaj.

Akti në fjalë përfaqëson një aksion me mesazhe të shumëfshta: së pari është një protestë e përfaqësuesve të establishmentit të krijuar nga Lufta e Kosovës; së dyti, ajo imiton një qasje të vjetër dhe të pavend përkundër një procesi gjyqësor që është I ligjshëm, ndonëse mund të vijë si i padrejtë.

Së treti, vendosja në Shkup e protestës me sens nacionalist krijon një problem që mund të shmanget. Sepse perceptimi shqiptar për luftën e Kosovës, nuk ndahet nga pjesa slave njësoj. Dhe kjo është e qartë. Përndryshe pse duhet të akuzohen serbët e Bosnjes për të njëjtën gjë, sa herë tubohen për çështjet e tyre nacionale?

Çfarë thotë dhe çfarë sugjeron një protestë për Hashim Thaçin nga Shkupi? Këtë pakkush e di dhe në këta pakkush bën pjesë patjetër Ali Ahmeti, që e konsideron veten një çlirimtar që duhet nderuar. Duke harruar se nderimi iu bë: me pushtet dhe duke e toleruar subjektin e vet të zhytyr në korrupsion. Çlirimtarët që sot zhvillojnë protesta janë ata që prezantuan banditizimin dhe plaçitjen publike duke vrarë kauzën e para luftës. Ata nuk bënë dot as paqen, siç marketohet një thënie e Bill Klinton, por konsevuan konfliktin që është si kudo Pazar me leverdi.

Është për të ardhur keq kur sheh protesta të tilla që nuk kanë të bëjnë më me shoqërinë dhe interesin e saj, por me agjendat e një grupi dhe mbijetesën e tij. Njësoj si opozita e Tiranës.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.