Bota

Ndarja e Ukrainës është e pashmangshme

Postuar në 23 Prill, 2025 22:27

Një ditë pasi u njoftua propozimi amerikan për paqen në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka parashtruar një hap konkret që lidhet me sigurimet e palës ruse.

Nëse Ukraina tërheq trupat e veta nga këto katër rajone të Donbasit dhe Novorossiyas paqja mund të arrihet. Këto janë rajone të mishëruara në Kushtetutë si ruse

i ka thënë ai francezes “Le Point”.

Mediat: ShBA i ofron Krimenë Rusisë. Oferta e fundit për Kievin

Postuar në 22 Prill, 2025 22:35

Gazeta amerikane “The Washington Post” shkruante sot se ShBA do të propozojë që Krimea të njihet si territor rus gjatë takimit në Londër këtë të mërkurë 

Sipas gazetës, ShBA do t’i propozojë Europëë që linja e frontit të stabilizohet ku është aktualisht, një ide kjo që nënkupton se diskutimet e mëtejshme për paqen do të nisin nga situata në terren, propozim i vjetër i Rusisë ky.

Ideja mikluese e hyrjes së Kanadasë në BE

Postuar në 21 Prill, 2025 14:10

Një sondazh i fundit tregon se 44% e kanadezëve mbështesin anëtarësimin  në BE, kurse 34% janë kundër

Politico” sjell në vëmendje një çështje të tillë që duket se është reaksion ndaj politikave të presidentit amerikan Donald Trump.

Ndërron jetë Papa Francesco

Postuar në 21 Prill, 2025 10:54

Papa Francesco ka ndërruar jetë në moshën 88 vjrçare. Pas javëve i përkeqësuar për shkak të një pneumonie, Mario Bergoglio, kleriku jezuit argjentinas ka vdekur. 

Përfaqësues të Vatikanit dhanë njoftimin se Papa ndërroi jetë në orë  7: 35. Bergoglio pasoi në detyrë Papa Benediktin VI - kardinali Ratzinger - që u dorëhoq. 

Konstituohet Kuvendi i Kosovës, kërkohet kompromis për kryetarin

Postuar në 19 Prill, 2025 17:21

Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe në përpjekjen e tretë që të zgjedhë kryetarin e ri të vet, që sipas propopozimit të Lëvizjes Vetëvendosje, ishte Albulena Haxhiu. Në dy përpjekjet e para, Haxhiu mori 52 dhe 57 vota nga 61 vota që duhen. Kreu i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kjo konfirmon se VV-ja nuk i ka numrat, ndaj edhe ai ka propozuar që kandidat për kryeministër të jetë ish-ministri i Financave, Bedri Hamza.

Irani është afër bombës bërthamore

Postuar në 19 Prill, 2025 17:12

Irani nuk është larg nga realizimi i një bombe bërthamore. Kështu është shprehur kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, pak pasi mbërriti në Teheran ditën e mërkurë.

Është si një mozaik. Kanë pjesët dhe një ditë do të mund t’I bëjnë bashlë. Ka ende rrugë deri aty. Por nuk janë larg, kjo duhet pranuar

është shprehur ai për “Le Monde”.

Witkoff: Ukraina duhet të lëshojë disa territore. Putin do paqe të përhershme

Postuar në 18 Prill, 2025 14:12

I Dërguari Special I Presidentit amerikan, Steve Witkoff, ka pranuar se zgjidhja e konfliktit në Ukrainë do të bëhet përmes lëshimit të pjesshëm territorial të kësaj të fundit.

Në një intervistë për “The Wall Street Journal”, Witkoff është shprehur se në diskutimin që ka patur me presidentin rus, Vladimir Putin, është folur për këtë çështje dhe sipas tij, kreu I shtetit rus “do paqe të përhershme”.

Turqia dhe Greqia publikojnë hartat e plota të ujërave detare dhe shelfit kontinental

Postuar në 17 Prill, 2025 09:52

Turqia dhe Greqia kanë njoftuar së fundmi dhe kanë publikuar planin hapësinor detar, duke përcaktuar shpërndarjen e përkohshme të aktiviteteve dhe përdorimit të burimeve brenda ujërave detare.

Dodik konfirmon pjesëmarrjen në Paradën e Moskës më 9 maj

Postuar në 17 Prill, 2025 09:34

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka deklaruar në televizionin publik se ai do të jetë i pranishëm në paradën e 9 majit në Moskë.

Është një nder i madh të marr një ftesë nga Putin për festimet e 80-vjetorit të Fitores në Lutën e Madhe Patriotike

citohet ai.  

Europa do i dëbojë imigrantët më shpejt se më parë. Refuzohen edhe azilkërkuesit nga vendet kandidate

Postuar në 16 Prill, 2025 17:43

Europës i duhen imigrantët, por Europa nuk i do imigrantët. Komisioni Europian ka vendosur së fundmi që kërkesat për azil nga Bangladeshi, Kolumbia, Maroku dhe Tunizia nuk do të miratohen dhe se ato të procesohen shumë më shpejt sesa deri më tani.

Pages

Subscribe to RSS - Bota