Europa është vetëm, e pafuqishme dhe e ekspozuar në ekzistencën e vet

Postuar në 08 Janar, 2026 15:29

Europa është duke menduar një plan përgjigjeje ndaj synimeve të presidentit të SHBA për të marrë Groenlandën. “Politico” vë në dukje se janë tri vendet që aktualisht po mendojnë konkretisht një gjë të tillë: Franca, Polonia dhe Gjermania.

Në lojë është sesi Europa, BE-ja mund të fuqizohet për të frenuar kërcënimet, përpjekjet ndaj sigurisë dhe interesave të saj

është shprehur ministri i Jashtëm francez, Jean Noël Barrot.

Nër opsionet që diskutohen janë kompromisi me SHBA,  tillë që siguron një fytyrë të larë për të dyja vendet: si SHBA, ashtu edhe Danimarka. Media në fjalë sugjeron se NATO mund të ndërmjetësojë në këtë drejtim njësoj si në rastin mes Turqisë dhe Greqisë.

Një tjetër është investimi amerikan në një marrëveshje me Danimarkën, një tjetër është kundërveprimi ekonomik përmes instrumentit të KundërShtrëngimit që cilësohet si një lloj bazuke tregtare. Vlera e këtij mjeti qëndron në faktin se eksportet europiane në SHBA shkojnë në 600 miliardë dollarë.

Një opsion që po diskutohet është dislokimi i trupave dhe përgjigja ushtarake. Në Danimarkë është në fuqi një dekret I vitit 1952 që parashikon se trupat daneze duhet të përfshihen në luftim në eventualitetin e një sulmi mbi territorin danez.

Askush nuk po pretendon të frenojë objektivisht një pushtim të ishullit që konsiderohet në aspektin ushatrak e pamundur, por të rrisë kostot e ndërhyrjes amerikane. Megjitatë një incident i kësaj natyre do të shpërbënte nocionin e tanishëm të Perëndimit dhe bllokut të NATO-s, duke krijuar premisa për një rishikim tërësor të sigurisë së kontinentit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.