Presidenti gjerman: SHBA-të po shkatërrojnë rendin ndërkombëtar

Postuar në 08 Janar, 2026 22:31

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka akuzuar së fundmi hapur Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po shkatërrojnë rendin ndërkombëtar. Në një dalje jo të zakonshme, presidenti i Gjermanisë ka theskuar se demokracia është sulmuar si kurrë më parë. Duke nënvizuar ndikimin që ka patur në rendin ndërkombëtar, aneksimi i Krimesë dhe sulmi rus ndaj Ukrainës, Steinmeier ka kaluar te ngjarja më e rëndë e aktualitetit global, rrëmbimi i Maduros.

Kemi shkeljen e vlerave nga partneri ynë më i rëndësishëm, SHBA, që ndihmoi në ndërtimin e këtij rendi botëror. Kjo që them ka të bëjë me domosdoshmërinë për të shmangur që bota të shndërrohet ngë një vend plaçkitësish ku më të paskrupulltit marrin çdo gjë që duan dhe ku rajon apo vende të tëra trajtohen si pronës e disa fuqive të mëdha

ka thënë ai në një simpozium.

Deklarimet vijnë në kontekstin e një sondazhi të fundit të realizuar nga stacioni ARD, sipas të cilit 76% e gjermanëve mendojnë se SHBA nuk janë më një partner i besueshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.