Irani: Do t’i presim dorën çdo agresori

Komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Iraniane ka paralajmëruar se retorika në rritje dhe kërcënimet nga armiqtë e Iranit do të konsiderohen si një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe nuk do të mbeten pa përgjigje, duke theksuar se çdo gabim nga kundërshtarët do të shkaktojë një reagim vendimtar.
“Do t’i presim dorën çdo agresori,” u tha të mërkurën studentëve në Universitetin e Komandës dhe Shtabit të Ushtrisë gjeneralmajor Amir Hatami, disa ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi hapur Iranin me agresion ushtarak.
“Republika Islamike e Iranit e konsideron përshkallëzimin e retorikës së armiqve kundër kombit iranian si një kërcënim dhe nuk do të lejojë që kjo të vazhdojë pa u kundërpërgjigjur,” shtoi ai.
Hatami theksoi se çdo veprim armiqësor kundër Iranit do të ketë pasoja të gjera, duke nënvizuar se Ushtria e Republikës Islamike të Iranit do të veprojë me forcë të plotë për të mbrojtur pavarësinë e vendit, integritetin territorial dhe sistemin e Republikës Islamike.

Add new comment