Nuk jemi në luftë me Venezuelën. Zgjedhjet, më vonë

Postuar në 06 Janar, 2026 11:42

ShBA nuk janë në luftë me Venezuelën. Kështu është shprehur presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për NBC News.

Nuk jemi në luftë me Venezuelën, por jemi në luftë me ata që shesin drogën. Ne duhet të ndreqim vendin si fillim. Nuk mund të mbajmë zgjedhje atje. Nuk ka një mënyrë as sesi njerëzit të mund të votojnë. Do të dojë kohë – ne duhet të kujdesemi që vendi të jëtë sërish i shëndetshëm

citohet ai.

Trump ka caktuar një grup njerëzish që do të menaxhojnë situatën në Venezuelë, përfshirë sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, sekretarin e Luftës Pete Hegseth, zv.shefin e Kabinetit të Presidentit, Stephen Miller dhe zv.presidentin JD Vance.

Qëndrimet e Trump janë shumë kontradiktore dhe kanë ngritur pikëpyetje mbi legjitimitetin e rrëmbimit të presidentit venezuelian, Nicola Maduro. Në operacion morën pjesë 200 forca amerikane dhe u raportuan 80 të vdekur. Në muajin tetor, Assdociated Press qarkulloi një memo të Shtëpisë së Bardhë, sipas të cilës cilësohej se SHBA është në konflikt të armatosur me kartelet e drogës, ndërkohë që në Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare të SHBA flitet për predominancë në Hemisferën Perëndimore.

Cilidoqoftë arsyetimi juridik amerikan, ngjarja e Venezuelës po shihet me shumë shqetësim për të ardhmen. Në një mënyrë apo tjetër, mungesa e një reagimi të qartë dhe në bllok për rastin njofton një rend të ri të veprimit politik shtetëror në të cilin ligji ndërkombëtar do të ketë përherë e më pak rol duke krijuar një situatë që do të diktojë rishkrimin e rregullave aktuale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.