A mund ta marrë Trump industrinë venezueliane të naftës? Çështja nis në vitin 1976

Operacioni amerikan për rrëmbimin e presidentit venezuelian, Nicola Maduro u pasua nga një seri deklarimes të presidentit amerikan Donald Trump, për investime masive në sektorin e naftës nga kompani amerikane. Mirëpo mediat në SHBA, kanë vënë në dukje se aktualisht kompanitë kryesore të naftës janë skeptike për këtë nisur nga një përvojë e hidhur historike me Venezuelën. Tri janë kompanitë me rol historik në kërkimin dhe shfrytëzimin e naftës në vendin amerikano-latin: "Exxon Mobil", "Chevron" dhe "ConocoPhillips".
Trump ka deklaruar se ai ka kontaktuar drejtuesit e tyre për çështjen e Venezuelës, duke pretenduar se kontrolli i sektorit të naftës së saj do të çojë në ulje çmimes. Por mediat vënë në dukje se çmimet e gazit janë më të ulëtat që nga marsi i vitit 2021.
Sekretari i Shtetit për Energjinë, Chris Wright do të takohet me përfaqësues të "Exxon" dhe "ConocoPhillips" dhe ai presupozohet se do të jetë njeri i Trump për rindërtimin e infrastrukturës hidrokarbure të Venezuelës.
Kush do ta bëjë një gjë të tillë? Kjo mbetet për t’u parë pasi kompanitë në fjalë kanë arsye të stepen përpara sesa të nisin operacionet. Në vitet ’70 qeveria venezueliane shtetëzoi asetet energjetike përfshirë ato të "Exxon Mobil" dhe "ConocoPhillips" dhe që nga ajo kohë ka një betejë ligjore për rikuperimin e aseteve. Ose të paktën kjo pretendohet.
Në vitet 2006-2007 qeveria e Karakasit shtetëzoi asete të tjera duke u kërkuar firmave të huaja të qëndrojnë në vend, por me terma të reja. Chevron i pranoi termat, por me situatën e re dhe historikun në fjalë, operacionet e kompanive amerikane mbeten shumë të ndërlikuara dhe të paparashikueshme.
Një arsye për këtë është tjetërsimi i narrativës pasi me shtetëzimin e 1 janarit 1976 nga presidentit Carlos Andres Perez, kompanitë e huaja u kompensuan dhe u ftuan të punojnë me kompaninë shtetërore “Petroleos de Venezuela” si ofrues teknologjie dhe shërbimesh. Çdo gjë kaloi pa incidente me SHBA dhe ishte konkluzion gradual i një procesi që nisi nga Libia, kulmoi me krizën e naftës së 1971.

Add new comment