Bota
Një shans për Autoritetin Palestinez dhe ideja aktuale e deportimit të palestinezëve
Mediat në Izrael shkruajnë për një vizitë në New York të kreut të shërbimeve sekrete të Autoritetit Palestinez, Majed Faraj gjatë së cilës ka zhvilluar takime me homologë të CIA-s. Mediat në Izrael ënë në dukje se vizita pasoi deklarata të administratës Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA të presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmmoud Abas dhe 12 zyrtarëve të tjerë.
Një sinjal periferik Serbisë!?
Brukseli duket se ka nisur një sinjal ndaj Beogradit zyrtar që mesa duket lidhet me situatën politike në vend. Mediat opozitare serbe, raportojnë se një aktivitet me titullin: “Serbia, një kandidat strategjik në një pozicion kritik”, parashikuar për t’u zhvilluar këto ditë dhe në të cilin ishte ftuar të referonte edhe kryeparlamentarja Ana Brnabiç, është anulluar. Organizues i aktivitetit është Qendra Europiane për Politika dhe ajo ka njoftuar anullimin edhe për gazetarët e përfshirë në të.
Incidenti i dronëve, Rusia hedh poshtë pretendimet polake
Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar sot pas akuzave se dronë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë shkelur hapësirën ajrore polake në zbatim të detyrave ushtarake brenda territorit të Republikës së Polonisë.
Përmes një deklarate zyrtare Ministria e Jashtme e Rusisë vë në dukje se:
Sébastien Lecornu, kryeministri i ri i Francës
Presidenti Emmanuel Macron ka emëruar aleatin e ngushtë të tij, Sébastien Lecornu, si kryeministrin e ri francez, 24 orë pasi një votëbesim rrëzoi François Bayrou nga posti i kreut të qeverisë së tij.
Lecornu, 39 vjeç, ishte ndër kandidatët më të favorizuar për të marrë përsipër këtë detyrë dhe ka kaluar tre vitet e fundit si ministër i forcave të armatosura.
Lecornu do të përballet me të njëjtat sfida si paraardhësi i tij, duke përfshirë miratimin e një buxheti për uljen e kostove në parlament pa shumicën.
Trump nuk mund të jetë më aleat. Europa duhet të shndërrohet në Federatë
Në një opinion të publikuar dje në “Politico”, drejtues të dikurshëm të institucioneve europiane si Josep Borrell, Guy Verhofstadt dhe Domènec Ruiz Devesa apelojnë për një rishikim të politikave europiane të sigurisë duke deklaruar hapur se SHBA e Donald Trump nuk mund të jetë një aleate. Për të shmangur sipas tyre protektoratin amerikan, ka një rrugë tjetër që duhet ndjekur me shpejtësi.
Bie qeveria franceze
Qeveria franceze François Bayrou është rrëzuar në Asamblenë Kombëtare. Propozimi i tij për shkurtim buxhetor me 43.8 miliardë euro është refuzuar nga Parlamenti duke I dhënë një goditje të rëndë të gjithë bllokut europian.
364 vota kundër dhe 194 vota pro, çuan në një krizë që pritej për të cilën askush nuk kë më një recetë.
Video/Momenti i sulmit në Jeruzalem
Një sulm është shënuar në Jeruzalem sot kur dy palestinezë kanë hapur zjarr në një autobuz duke lënë 6 të vrarë dhe disa të plagosur.
Zëra se ushtria e ShBA do hyjë në Meksikë
Paralajmërimi i presidentit amerikan Donald Trump se do të kthejë Departamentin e Luftës është intepretuar si shenjë kërcënimi dhe provokimi në Pekin. Gazeta “Global Times”, që është e afiluar me qeverinë kineze shkruan sot në një editorial se vetë ndryshimi dhe komenti që e ka shoqëruar janë shenja të qarta tensioni dhe ndryshimi politik.
Jep dorëheqjen kryeministri i Japonisë
Kryeministri japonez, Shigeru Ishiba, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra vetëm një vit pas marrjes së saj. Ai ka deklaruar vendimin e vet një ditë para se kundërshtarët në partinë e vet të merrnin nismë për ta shkarkuar, si pasojë e rezultatit jo të mirë në zgjedhjet e fundit.
Kam vendosur të tërhiqem dhe të hap rrugë për brezin e ri
është shprehur ai.
Do ta njohim Palestinën shtet në kohën e duhur
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar se Athina zyrtare do ta njohë Palestinën si shtet, por “në kohën e duhur”.
Greqia do të njohë shtetin e Palestinës. Çështja është kur, si dhe momenti që do të zgjedhim s të duhurin, për t’i dhënë një shtysë asaj që besoj se duhet të jetë synimi final i kësaj përpjekjeje që është zgjidhja e dy shteteve
