Bota

Sarajeva po përdor BE-në si Kalë Troje për të shkatërruar Republikën Srpska

Postuar në 06 Mars, 2025 20:02

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka akuzuar autoritetet në Sarajeve se po shfrytëzojnë Bashkimin Europian për të shkatërruar Republikën Srpska. Pas një takimi me presidentin e kësaj të fundit, Milorad Dodik, Vucic ka shprehru shqetësim “për situatën në Bosnje – Hercegovinë” duke vënë në dukje potencialin e konflikteve të armatosura.

Rusia nuk do të tolerojë dislokim trupash të NATOS- apo europiane në Ukrainë

Postuar në 06 Mars, 2025 15:39

Ukraina tashmë vija e një fronti të asaj që duket se do të jetë era e një lufte të ftohtë të re në Europë. Ministri i Jashtëm, rus Sergey Lavrov, ka deklaruar se Rusia nuk do të tolerojë praninë trupave të NATO-s në Ukrainë, duke bërë të qartë se kjo do të përfaqësonte dhe interepretohej si kërcënim direkt nga vendit të tij.

Nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë

ka thënë ai.

Fundi i afërt i NATO-s

Postuar në 05 Mars, 2025 17:54

Ish-komandanti I NATO-s, admiral James Stavridis, shkruan sot në një opinion në “Bloomberg” se tashmë fundi i Aleancës transatlantike është çështje kohe.

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Postuar në 04 Mars, 2025 14:47

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe tymuese. Mediat raportojnë edhe për të plagosur. 

Rusia shpall non grata ministrin e Jashtëm të Japonisë dhe tetë të tjerë

Postuar në 03 Mars, 2025 18:24

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Japonisë janë përkeqësuar në mënyrë të përshkallëzuar. Agjencia “Tass” raporton se Ministria e Jashtme e Rusisë ka vendosur ndalimin e hyrjes në vend të nëndë personave me shtetësi japoneze përfshirë ministrin e Jashtëm, Takeshi Iwaya.

Si pjesë e përgjigjes ndaj të ashtuquajturave sanksione, të ndërmarra nga Tokio ndaj vendit tonë, në lidhje me operacionin ushtarak special, u mor vendimi për të vendosur një ndalim pa afat për hyrjen në Federatën Ruse të disa individëve

Kremlini: Bisedimet SHBA-Rusi, nuk mjaftojnë për paqen në Ukrainë

Postuar në 03 Mars, 2025 15:29

Incidenti i rëndë mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskiy në Shtëpinë e Bardhë duket se ka dhënë efektin e vet negativ. Në dritën e një samiti europian për Ukrainën, prej nga ku doli një vendim për mbështetje të ushtrisë ukrainase, Kremlini po vlerëson se përpjekja e SHBA për paqen apo armpëushimin nuk mjafton.

Regjimi i Kievit dhe Zelenskiy nuk duan paqe. Ata duan që lufta të vazhdojë. Ndaj në këtë situatë, sigurisht që përpjekjet e SHBA dhe gatishmëria e Moskës qartazi nuk mjaftojnë

Askush nuk e di si mund të zgjidhet kriza në Serbi

Postuar në 02 Mars, 2025 14:23

Raporteri për Serbinë në Parlamentin Europian, Tonino Picuila ka deklaruar se politika e BE-së përkundrejt Ballkanit Perëndimor është e gabuar.

BE-ja ka qenë shumë bujare dhe dorëlëshuar ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor sidomos Serbisë, duke alokuar aty fonde shumë të mëdha, por kemi marrë në këmbim shumë pak në forcimin e institucioneve demokratike

citohet ai.

SHBA mbetet në Greqi, refuzohet propozimi turk për largim nga porti i Alexandroupolit

Postuar në 02 Mars, 2025 13:33

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se administrata amerikane e Donald Trump ka ndërmend të investojë në portin e Alxandroupolit në verilindje të vendit, një zhvillim ky që rrëzon deklarimet e deritanishme se amerikanët do të tërhiqen nga Europa.

Sipas gazetës në fjalë, diskutimet për investimet në këtë port, kanë nisur që në vjeshtën e kaluar kur president ishte Joe Biden dhe me këtë synohet të përforcohet prania e SHBA në rajon.

BE-ja nuk e mbron dot Ukrainën. Kufinjtë do ndryshojnë dhe Ukrainën e pretendojnë disa shtete

Postuar në 02 Mars, 2025 12:37

Në një intervistë për agjencinë “Tass”, Karin Kneissl, ish-ministre e Jashtme e Austrisë, aktulaisht drejtuese e qendrës “G.O.R.K.I” shprehet se interesi për ndarjen e Ukrainës nuk ka të bëjë vetëm me Rusinë dhe rajonet që ajo ka marrë. Sipas saj janë disa vende në Europë që e shohin me interes dhe si të tyret pjesë të Ukrainës.

Video/Zelenskiy mbërrin në Londër një ditë pas takimit në Shtëpinë e Bardhë

Postuar në 01 Mars, 2025 18:43

Pages

Subscribe to RSS - Bota