SHBA deklaron gjendjen e luftës formale me kartelet e drogës

Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar një luftë formale atë ku SHBA është përfshirë me kartelet e drogës. Përkufizimi zbulohet nga një memo konfidenciale e raportuar nga rrjeti “ABC” në SHBA, që i është qarkulluar disa komiteteve të Kongresit. Vendimi ka pasoja juridike pasi për shumë ekspertë ekuivalentimi i trafikantëve dhe karteleve me kundërshtarin në fushëbetejë nënkupton eliminimin e trajtimit dhe mbrojtjes juridike civile.
Mediat citojnë zyrtarë në Kongres sipas të cilit memoja po interpretohet se Shtëpia e Bardhë po zhvillon një luftë sekrete, kundër armiqve sekretë pa miratimin e Kongresit. Një arsye për qarkullimin e dokumentit është arsyetimi prej Shtëpisë së Bardhë i goditjeve ndaj barkave të trafikantëve në Venezuelë, duke saktësuar përkufizimin që presidenti i ka bërë këtij konflikti si një “konflikt jo-ndërkombëtar i armatosur me organizatat e përcaktuara si terroriste”.

Add new comment