Bota
Kisha serbe në ndihmë të Vuçiç: Të Flasim, jo protestojmë!
Në Shqipëri janë analistët, në Serbi është Kisha. Një ditë pas protestës së madhe të 15 marsit në kryeqytetin serb, Patriarku i Kishës Orthodhokse Serbe, Porfirije, u ka kërkuar studentëve dhe nxënësve serbë të kthehen në shkollë. Madje sipas tij, ata duhet të bllokojnë çdo gjë që është mëkatare:
Pjesëmarrje shumë e madhe në protestë. I gatshëm për zgjedhje dhe referendum!
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka dalë dje me një interpretim të vetin mbi protestën e zhvilluar në Beograd. Sipas tij, fati i mirë dhe vullneti i studentëve shmangu incidentet, ndërkohë që ai pranoi se në protestë kishte një pjesëmarrjes shumë të madhe. Vuçiç ka folur për akumulim të një energjie shumë negative ndaj autoriteteve dhe nga kjo duhen nxjerrë mësime. Megjithatë sipas tij, studentët kanë braktisur protestën sapo opozita tentoi ta administronte atë çka në optikën e tij flet për faktin se:
Protestë masive në Beograd
Mediat ndërkombëtare raportojnë për protestën e sotme në Beograd e cila ka tubuar rreth 107 mijë njerëz sipas përrlogaritjeve të ndryshme.
Presidenti i vendit, Aleksander Vuciç, ka paraprirë protestën me një deklaratë ankthi kur tha se asgjë nuk do ta detyrojë të ikë dhe se nuk do të lejojë që rruga të vendosë në Serbi.
Shpallen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, LVV merr 42.3%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje është konfirmuar si partia e parë me 42.3% të votave që konvertohet në 48 vende në Kuvendin e Kosovës.
Neni 5 i NATO nuk ekziston më as si garanci verbale. Nuk ka një rrezik rus për Gjermaninë
Në një intervistë të para disa ditëve për revistën gjermane “Spiegel”, politologu amerikan Johna Mearsheimer ka folur për problemet e mëdha që janë krijuar së fundmi në marrëdhëniet transatlanitke duke vënë gishtin mbi plagë. I pyetur mbi zbatimin e nenit 5 të NATO-s që hamendësohet se vepron në mbrojtje reciproke të të gjithë anëtarëve të aleancës, Mearsheimer, bën me dije se neni në fjalë nuk parashikon një gjë të tillë.
Takim tripalësh në Pekin/Kina dhe Rusia kërkojnë heqjen e sanksioneve ndaj Iranit
Kina ka organizuar në Pekin një takim tripalësh me Rusinë dhe Iranin përmes të cilit shpresohet të arrihet marrëveshja për rinisjen e programit bërthamor iranian. Takimi është zhvilluar në nivel zv.ministrash dhe gjatë tij janë shkëmbyer mendime mbi çështjen bërthamore iraniane dhe çështje të tjera të interesit të përbashkët.
Trupat ukrainase në Kursk drejt asgjësimit. Putin: Rusia do vendosë për paqen
Ne e mbështesim, por ka ende nuanca
Kështu është shprehur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pas një takimi me homoogun bjellorus Lukashenko, lidhur me bisedimet për armëpushim me Ukrainën, ndërmjetësuar nga SHBA.
Raportime për mosbindje në radhët e policisë serbe
Mediat opozitare në Serbi raportojnë se për protestën e 15 marsit në Beograd ka nisur të ketë rezistencë edhe në radhët e policisë. N1 citon një kolonel të policisë, sipas të cilit nuk do të urdhërojë dhunë ndaj protestuesve nisur edhe nga fakti se dy fëmijët e tij studentë kanë marrë pjesë në të gjitha protestat.
Në prag skandali Huawei - PE. Në hetim 15 europarlamentarë
Policia belge ka mësyrë sot në mëngjes në rreth 21 rezidenca në vend në kuadër të një hetimi që raportohet se prek edhe Parlamentin Europian. Në qendër të skandalit të supozuar është kompania kineze “Huawei” dhe akuzat përfshijnë korrupsion, falsifikim, pastrim parash në Parlamentin Europian në përfitim të kompanisë kineze. Janë kontrolluar 21 rezidenca në Bruksel, Flandër, Valoni dhe në Portugali.
PE: Politika e Trump, kërcënim ekzistencial për BE-në
Parlamenti Europian ka miratuar sot një rezolutë përmes së cilës akuzon SHBA se kanë shantazhuar Ukrainën të pranojë armëpushimin e negociuar në Arabi.
Me 440 vota pro, nga të gjitha krahët e spektrit politik, ligjvënësit europianë vënë në dukje se me politikën e vet, SHBA ka shpërblyer Rusinë për pushtimin 3-vjeçar të Ukrainës, duke krijuar rrethanat objektive që tashmë BE-ja të cilësohet si aleati më i mirë i Ukrainës.
