Kurdët nisin tërheqjen nga Turqia

Postuar në 26 Tetor, 2025 15:54

Mediat turke raportojnë se Partia Punëtore e Kurdistanit ka vendosur të tërheqë forcat e veta nga Turqia për t’i zhvendosur në Irakun verior. Tërheqja vjen në kuadër të marrëveshjes me Ankaranë, firmosur pas dekadash konflikti që ka provokuar 50 000 të vdekur.

Turqia e ka cilësuar aktin si lëvizje konkrete pozitive në funksion të paqes.

Grupi kurd ka nënvizuar se dëshiron të ndjekë një betejë demokratike për të mbrojtur të drejtat e paicës kurde në linjë me qëndrimin e liderit të burgosur, Abdullah Oçalan. Parlamenti turk ka ngritur një komision ndërpatiak për hartimin e legjislacionit për integrimin politik të PPK-së dhe luftëtarëve të vet në jetën demokratike. I njëjti komision do të propozojë edhe se çfarë do të bëhet me Oçalan që mbahet në burg që nga viti 1999.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.