EuroAzia shfaqet në Minsk

Në një fjalim të mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare për Sigurinë në EuroAzi mbajtur në Minsk të Bjellorusisë, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka pësrëritur qëndrimin e Kremlinit se nuk ka patur dhe nuk ka asnjë synim të Rusisë për të sulmuar ndonjë vend të NATO-s. Ai ka akuzuar elitat europiane se po bëjnë gjithçka për të bindur administratën Trump për të kundërtën duke shtuar madje se Kremlini është i gatshëm të afirmojë zyrtarisht qëndrime të tilla në diskutimet e sigurisë për të ardhmen e EuroAzisë.
Përdorimi i këtij termi në Minsk të Bjellorusisë përfaqëson një qasje të vjetër të Rusisë për sgurinë në kontinet duke evidentuar se asnjë projekt tjetër politik dhe ushtarak që sheh zgjerimin në Lindje, nuk do të pranohet.
Termi EuroAzi në Minsk, pas dislokimit bërthamor në Bjellorusi duket se implementon konceptin e vjetër rus të sigurisë që integron njësinë gjeografike ruse, fuqinë e saj bërthamore strategjike, me përgjegjësinë e fuqisë së madhe ndërkohë që shton edhe parimin e mosndarjes së sigurisë që implikohet me gjeografinë e saj.
Të njëjtin term ka përdorur edhe zv.sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Aexey Shevtsov, sipas të cilit premtimet e Perëndimit, ato verbale nuk kanë vlerë. Si shembull është premtimi për moszgjerimin e NATO-s në Lindje pas bashkimit të Gjermanive.
Qëndrimi rus në kushtet e krijuara nga konfliktit ukrainas, riaktualizohet edhe nga dinamikat e reja globale që sugjerojnë një krizë të Perëndimit dhe rishpërndarje të pushtetit.
Objektiviteti I propozimit ka të bëjë në fakt me një aspekt të realizimit gjeopolitik: Rusia ka për të qenë përjetësisht aty, ngjitur me Europën. Ajo është pjesë e historisë së saj, me contribute jetike në të herë pas here. Nga ana tjetër, në SHBA po flasin përherë e më shumë për çështje të hemisferës Perëndimore, duke miratuar në distancë si të vlefshme mirëkuptimin e Ankorazhit që parathotë se e ardhmja nuk kalon më nga Jalta, Malta apo OKB.

Add new comment