Trump është ndryshim kulturor. SHBA po tërhiqet dhe Kina nuk e zëvendëson dot
Amerika po tërhiqet nga roli i vet si siguruese e rendit ndërkombëtar dhe për këtë arsye të gjithë duhet të përgatiten për një fazë tranzicioni dhe pasigurie. Këtë ka përcjellë kryeministri i Singaporti Laërence Wong në një intervistë për “The Financial Times”, gjatë së cilës ai ka afirmuar mendimin se Donald Trump nuk është diçka e përkohshme.
Nuk ka dyshim se do të jetë një tranzicion i çrregullt dhe i paparashikueshëm sepse Amerika po tërhiqet nga roli i saj si sigurues global, por nuk ka një vend tjetër që është në gjendje ose i gatshëm ta mbushë boshllëkun që krijohet... Singapori nuk mund t’ia lejojë vetes të presë që gjërat të ndodhnin ose të shpresojë se gjërat do të shkojnë në vendin e tyre si me magji. Duhet të ndërmerren veprime taninë ndërtimin e lidhjeve të reja tregtare dhe në ruajtjen e vrullit të liberalizimit të tregtisë. Nuk mund ta bëjmë vetëm, por do ta bëjmë me vende të tjera me të njëjtat mendësi...
“Amerika e parë” e administratës Trump nuk ishte një fenomen i përkohshëm. Pasqyron një ndryshim më të gjerë në kulturën politike dhe njëkohësisht te vetë shoqëria... Një bindje se Amerika nuk ka përfituar nga rendi aktual global që ka vendosur dhe nuk është e përgatitur të bëjë punën e rëndë për ta mbajtur rendin në lëvizje
ka thënë ai.
Wong tha se Kina aktualisht nuk është në gjendje ose e gatshme të zëvendësojë SHBA-në si forcën dominuese në sistemin global.
Është ende një vend me të ardhura mesatare me shumë sfida të brendshme. Pra, ende nuk ka dalë ndonjë lider i ri global, dhe ne jemi në këtë periudhë tranzicioni shumë të paparashikueshme dhe të çrregullt
ka theksuar Wong.

Add new comment