Europa e sotme nuk funksionon më - Federalizmi i vetmi shteg funksional
Ish- kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka vënë edhe njëherë në dukje se Europa duhet të ndërmarrë reforma strukturore për të adresaur sfidat e reja ku ka hyrë bota. Në një fjalim të mbajtur në Oviedo të Spanjës, Draghi ka kujtuar se ajo që Europa arriti u bë e mundur falë multilateralizmit që tashmë nuk ekziston më. Draghi ka sugjeruar që Unioni të marrë masa urgjente me reforma të thella që duhet të prekin edhe traktatet e veta.
Një federalizëm i ri pragmatik është i vetmi shteg funksional…duke njohur se potenciali i ndryshëm që ekziston në Europë nuk u kërkon të gjitha vendeve që të ecin me të njëjtin ritëm. Të gjithë ata që duan të bashkohen mund ta bëjnë, ata që duan të bllokojnë progresin nuk mund të mbajnë peng të tjerët
ka thënë ai.
Propozimi i Draghit për federalizmin legalizon Europën e disa shpejtësive dhe implikon heqjen dorë nga pushteti i vetos. Unioni bëhet kështu një arkitekturë e fuqisë përkundër inkubimit të gjatë të barazisë si premisë funksionale.

Add new comment