Trump kërkon dorëzimin e Zelenskiy-t

Postuar në 19 Tetor, 2025 22:53

Mediat ndërkombëtare raportojnë per diskutimet e ditës së premte mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelenskiy gjatë të cilit kreu i Shtëpisë së Bardhë ka kërkuar dorëzimin. 

“The Financial Times” raporton se takimi është shoqëruar me tone të larta gjatë të cilit Trump “mallkonte gjithë kohës”. 

Trump ka kërkuar që Zelenskiy të lëshojë rajonin e Donbasit duke evidentuar kërkesat e Putin gjatë telefonatës së fundit.  Ky kontekst shpjegon edhe refuzimin për dorëzimin e raketave “Tomahawk” që do të vendosnin kthesë  në konflikt. 

Takimi sipas medias në fjalë është krahasuar me atë të muajit shkurt ku përplasja verbale ishte e hapur.  Sipas informacioneve të cituara, Trump ka përcjellë verbatim kërkesat e Putin, duke kaluar madje në ultimatum: 

Lësho Donbasin ose përballu me shkatërrimin!

Ky është një ndryshim kursi në humorin e Trump që me gjasë do të ketë pasoja, pasi dëshmon se presidenti amerikan nuk i respekton dhe as i beson partnerët e ShBA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.