Macron flet për degjenerimin e demokracisë, Merz: Qendrat e pushtetit po lëvizin
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka deklaruar me rastin e 35 vjetorit të bashkimit të dy Gjermanive se sfidat që përjeton sot kontinenti po vënë në diskutim vetë sistemin demokratik.
Qendrat e pushtetit në botë po lëvizin në një shkallë të tillë që nuk janë parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Një aks i shteteve autokratike që sfidon rendin liberal në botë po sfidon direkt demokracitë perëndimore. Kjo është arsyeja pse ne duhet të rifitojmë aftësinë tonë për të mbrojtur lirinë tonë
ka thënë ai.
Merz ka pranuar se bota nuk po orientohet më drejt modelit perëndimor, ndërohë që presidenti francez, Emmanuel Macron ka folur për një degjenerim të demokracisë. Ai ka nënvizuar se diçka op ndodh me matricën e demorkacisë, ku debati demokratik op shndërrohet në debat urrejtjeje. Në anënm tjetër, Macron ka fajësuar apo gjetur si shkak edhe platformat sociale, që kontrollohen nga aktorë jo europianë.
Kemi faj që kemi dorëzuar hapësirën tonë publike demokratike, rrjeteve sociale që zotërohen nga sipërmarrësit e mëdhenj amerikanë dhe firmat kineze interesat e të cilave nuk janë aspak mbijehtesa dhe funksionimi i demokracisë sonë
ka thënë ai.
Add new comment