Presioni ndaj Serbisë

Postuar në 02 Tetor, 2025 19:13

Në një intervistë për gazetën “Izvestia” në Rusi, ambasadori i Serbisë, Momçillo Babiç, ka sqaruar perceptimin serb mbi ndikimet e aktorëve të huaj në Ballkan. Sipas tij, Britania e Madhe, Gjermania dhe disa figura në Washington, po ushtrojnë presion mbi Serbinë. Sanksionet mbi kompaninë e naftës, NIS, nisën me administratën Biden dhe vazhdojnë. Ndërkohë që sipas Babiç, Londra dhe Parisi kanë si synim kryesore shkëputjen e Beogradit nga Rusia duke e shtyrë atë t’I bashkohet sanksioneve.

Nga ana e vet interesi kryesor i Gjermanisë është të avancojë procesin e integrimit të rajonit në BE, një koment që është bërë nga kreu u Këshillit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Milan Lazoviç, me Britaninë e Madhe që preferon të veprojë në pikat nevralgjike me rivalitet siç është Ballkani.

Megjthatë gazeta vë në dukje se asnjë faktor nuk ka për ta ndikuar politikën serbe, përveç se atij të brendshëm. Politologia Jekaterina Entina, thotë se angazhimi me kundërprotesta nga ana e Vuçiç po dëshmon dobësi, pasi një pjesë e njerëzve janë të lidhur me administratën. Faktor përcaktues në zgjatjen e krizës është fakti se të dyja palëve u mungojnë figurat e reja.

Komenti në këtë sens, pra në kuptimin e agjentëve që veprojnë dhe ndikojnë ngjarjet në rajon, sidomos në një vend si Serbia, që përcakton balancën gjeopolitike të Ballkanit, ka një rëndësi jotë vogël për të lexuar siç duhet zhvillimet këtu. Siç shihet Perëndimi vepron me një tërësi interesash që nuk antagonizojnë detyrimisht, por që kanë vlerë në rokadat mes aktorëve vendas. P.sh këto interesa mund të shpjegojnë më mirë lëvizjet në Kosovë, qëndrimet për idetë e integrimit rajonal, apo edhe bllokimet e vazhdueshme që ndodhin për tema të caktuara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.