Rimilitarizimi i Japonisë sjell pasoja ekonomike

Postuar në 18 Nëntor, 2025 19:34

Agjencia “Reuters” shkruan për një situatë të re gjeoplitike mes Kinës dhe Japonisë, pas deklaratave të kryeministres japoneze se një sulm nga Kina mbi Tajvanin përfaqëson një kërcënim jetik për mbijetesën e Japonisë.

Pozicioni i ri politik i Tokios ka disa implikime shumë serioze.

Së pari ai përbën një kthesë nga pacifizmi japonez i konsoliduar në një kushtetutë të sajën dhe rizgjon me nota të reja një rivalitet historik.

Së dyti, ky detonim deklarativ justifikon politikat e mbrotjes së Kinës, por edhe Japonisë, që gjen kështu një arsye për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen, duke sinjalizuar evetualisht një linjëzim me politikat e sigurisë së SHBA, që sheh te Kina edhe në doktrinë një rival me të cilin duhet të bëhen llogaritë edhe ushtarakisht.

Së treti është aspekti ekonomik: Kina ka sugjeruar qytetarët e vet të shmangin udhëtimet në Japoni dhe në aspektin e turizmit, ky udhëzim ndikon në një paketë shpenzimesh që llogaritet diku te 47 miliardë dollarë, ndërkohë që preken ndjeshëm kompani si Toyota Motor dhe grupi kozmetik Shisiedo që kanë një pjesë të madhe të shitjeve në Kinë.

Për të frenuar efektet imediate, qeveria japoneze ka dërguar në Pekin, ministrin e Jashtëm, Masaaki Kanai, për të dhënë sigurime se asgjë nuk ka ndryshuar.

Situata shkon në analogji me tensionet e vitit 2017 mes Kinës dhe Koresë së Jugut, për shkak të dislokimit në Kore të sistemeve amerikane të mbrojtjes që sollën veprime të Pekinit me ndikim në kompani si Hyundai Motor dhe Kia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.