Trump i kërkon homologut izraelit faljen e Netanyahut
Presidenti amerikan Donald Trump, ka kërkuar zyrtarisht që kryeministri I Izraelit, Beniamin Netanyahu të falet për gjykimin e tij për korrupsion.
Në një letër dërguar homologut të tij izraelit. Isaac Herzog, Trump kërkon që Netanyahu të falet nga ai që presidenti amerikan e quan “persekutim të pajustifkuar”.
Ndonëse Trump ka vënë në dukje pavarësinë e gjyqësorit izraelit, ai sërish është shtyrë me një kërkesë që përfaqëson ndërhyrje të hapur. Formalisht Netanyahu e cilëson veten të pafajshëm dhe nuk ka pranuar asnjë akuzë, ndërkohë që për të përfituar faljen, nevojitet një kërkesë nga ana e personit të proceduar.
Netanyahu akuzohet për tri çështje për korrupsion në shumën e 210 000 dollarëve dhurata.

Add new comment